Profil/ Ursula von der Leyen – Kush është nëna e 7 fëmijëve që sot drejton Komisionin Europian?!

Ursula von der Leyen është gruaja e parë në pozicionin e rëndësishëm të kryetares së BE. Kjo nuk është hera e parë që ajo ka bërë histori, pasi në 2013, ajo u bë ministrja e parë femër e mbrojtjes në Gjermani, një pozicion që ajo e mban edhe dhe sot. Politikania e lindur në Bruksel ka qenë një aleate e ngushtë e kancelares gjermane Angela Merkel për disa vite dhe mendohej se në të ardhmen do të ishte pasardhësja e saj.

Megjithëse hyri vonë në politikë, von der Leyen nuk ishte e huaj në botën e politikës pasi babai i saj, Ernst Albrecht, ka qenë ministër-president i Saksonisë së Ulët dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Komisionit Europian, përpos pozicionesh të tjera. Në moshën 13-vjeçare, ajo u shpërngul nga Brukseli në Gjermani me familjen e saj, dhe më pas vazhdoi të studionte ekonominë në Shkollën Ekonomike të Londrës, ndërsa më vonë mjekësinë me një specializim në gjinekologji në Hanover.

Në vitin 1986, ajo u martua me mjekun Heiko von der Leyen, një anëtar i familjes von der Leyen që bëri një pasuri  të madhe si tregtare mëndafshi. Bashkëshorti i saj është profesor mjekësie si dhe Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie inxhinierie mjekësore, të cilin e njohu në një kor universitar në Göttingen. Ata kanë shtatë fëmijë, të lindur midis 1987 dhe 1999, diçka relativisht e rrallë në Gjermani, ku lindshmëria mesatare është 1.59 fëmijë për grua.  Familja von der Leyen është anëtare Luterane e Kishës Ungjillore të Gjermanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ursula von der Leyen është folëse amtare e gjuhës gjermane dhe frënge por flet rrjedhshëm edhe anglisht, pasi ka jetuar për pesë vite në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara. Ajo është një kalorëse e zonja dhe ka qenë pjesëmarrëse në disa gara me kuaj. Ajo jeton me familjen e saj në një fermë afër Hanoverit në të cilën disponojnë edhe një fermë kuajsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Von der Leyen hyri në politikë në moshën 43 vjeçare dhe ka qenë anëtare e partisë konservatore të Kristian Demokratëve të Merkel (CDU) që prej asaj kohe. Ajo mbajti pozicione të ndryshme politike brenda rajonit të Hanoverit midis viteve 2001 dhe 2004, më pas u zgjodh në parlamentin e shtetit të Saksonisë së Ulët në vitin 2003, përpara se të bëhej anëtare e kabinetit si ministre për çështjet sociale, gratë, punët e familjes dhe shëndetin.

Von der Leyen u katapultua në peizazhin politik gjerman në vitin 2005, kur Merkel e emëroi atë si ministren e saj federale për çështjet e familjes, të moshuarit, gratë dhe të rinjtë. Katër vjet më vonë, ajo u zgjodh në Bundestag, ose në parlamentin gjerman federal si Ministre Federale e Punës dhe Çështjeve Sociale deri në vitin 2013. Gjatë qëndrimit të saj si ministre e mbrojtjes, pati disa akuza mbi departamentin e saj për dhënien e kontratave të dyshimta private lidhur me punësimin e dy firmave konsulente, McKinsey dhe Accenture. Ajo më vonë u shpreh se ishin bërë thjesht disa gabime në ndarjen e kontratave dhe se ajo do të përpiqet të parandalojë që kjo të ndodhë sërish në të ardhmen përmes një sërë masash të reja. Në vitin 2015, ajo u akuzua për plagjiaturë në tezën e saj të doktoraturës, por më vonë u pastrua nga këto akuza.

Burimi: SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?