Projektoi Piramidën, vdes arkitekti Klement Kolaneci

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, Klement Kolaneci, arkitekti i shumë veprave simbol të Shqipërisë, mes tyre Piramida dhe Pallati i Kongreseve.

Ai është autor i mbi 400 veprave dhe humbi jetën nga një sëmundje e pashërueshme rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm.

Në intervistën e fundit e dhënë prej tij kohë më parë, arkitekti Kolaneci ka mbrotjur një ndër veprat e ideuara prej tij që është Piramida, duke dalë kundër idesë për transformimin e saj.

Për Kolanecin, Piramida mbart historinë e popullit shqiptar dhe sipas tij Ministria e Kulturës këtë duhet të bënte, t’ua kthente atë jo vetëm njerëzve që punuan për ndërtimin e saj, por të gjithë qytetarëve.

Klement Kolaneci lindi më 26 shkurt 1948 në Tiranë. Ka qenë bashkëautor i Kalasë së Krujës dhe drejtor i Institutit të Projektimeve për rreth 2 dekada.

Eshtë bashkëshorti i Pranvera Hoxhës, vajzës së ish-diktatorit Enver Hoxha dhe babai i dy fëmijëve.

SHKARKO APP