Promovimi i traditës shqiptare, shkrimtarja japoneze: Nga Tirana më ka ngelur në mendje…

Shkrimtarja japoneze Mizuho Ota e njohur për udhëtimet e saj nëpër botë dhe kulturat e ndryshme vijon serinë e saj të shkrimeve për Shqipërinë në faqen japoneze te internetit asahi.com. Pas Sarandës, Mizuho ka shkruar për traditën shqiptare dhe ushqimin shqiptar.

Ajo thotë se i ka shijuar shumë qoftët dhe birrat në shesh, ushqim që në Japoni nuk e kishte provuar kurrë.

“Në Shqipëri, të cilën e kam vizituar dy herë deri më tani, më vjen ende keq që u ktheva në Japoni pa realizuar setin e shumëpritur të tre pjesëve të “Qofte dhe birrë në tarracë”. Sa herë që shkoja në treg në Tiranë, sheshet, pashë një grup njerëzish që hidhnin mish të pjekur në skarë dhe pinin birrë në orët e para të pasdites. Sidomos nëse një fllad i këndshëm dhe me diell kalonte midis cadrave dhe erën e këndshme të mishit të pjekur në skarë”, shkruan Ota, e cila këtë pjesë e quan “Shesh, qofte, birra” dhe që dëshiron shumë ta provojë në Shqipëri kur të vijë herës tjetër.

Pasi përshkruan me një gjuhë të thjeshtë shijimin e kësaj menuje në Tiranë, Mizuho vendos të bëjë qofte vetë në Japoni. “Kur u njoha me ambasadorin Teneqexhiu për një punë në fund të vitit të shkuar dhe bisedova për udhëtimin tim në Shqipëri ai më tha: Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem më pyesni në cdo kohë”. Megjithëse kërkesa ime ishte e papritur, ai u tregua i gatshëm të më mësonte recetën e gruas së tij Elona në Tiranë”,shkruan ajo.

Promovimi i Shqipërisë turistike, traditave dhe vlerave të saj kulturore në Japoninë e largët falë angazhimit të ambasadorit shqiptar atje, Gjergji Teneqexhiu po njihet dhe po kërkohet prej japonezëve. Bashkëpunimi mes dy vendeve ka bere qe mjaft shtetas japonezë te kene vizituar vendin tonë e kanë shkruar për të dhe veçoritë e tij me dëshirën për t’u rikthyer sërish në vendin e shqipeve, ashtu si shkrimtarja Ota.

SHKARKO APP