Promovohet libri i Akademikut Aleksandër Stipçeviç

 

 
Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave organizojnë, 
ditën e hënë, datë 7 dhjetor 2015,ora 12.00, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave, promovimin e librit të akademikut të njohur Aleksandër Stipçeviç
 
Kultura tradicionale e arbëreshëve të Zarës
 
Stipçeviç është një prej figurave më të ndritura të albanologjisë, i cili i ka dhënë një frymëmarrje të rëndësishme studimeve mbi qytetërimin ilir dhe shtrirjen e tij në Ballkan. Ai njihet dhe vlerësohet si studiues i teorisë së arkeologjisë dhe ilirologjisë, me kontribute të shquara për zhvillimin e këtyre shkencave. Veprimtaria dhe vepra e tij shkencore, në këto fusha, është pjesë e çmuar e historisë sonë kombëtare.
 

SHKARKO APP