Promovohet në Athinë libri “Qëndresa Heroike e Jasharve për Liri”

Në Athinë u promovua libri historik “Qëndresa Heroike e Jasharve për Liri”. Në kuadër të përkujtimit të 18 vjetorit të rezistencës së familjes Jashari, kundër makinerisë ushtarake-policore serbe të Milosheviçit, në Athinë u promovua libri historik, “Qëndresa Heroike e Jasharve për Liri” i autorit Sadik Veli Krasniqi. Në aktivitetin e organizuar nga Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Folklorit dhe Historisë në Ministrinë e Kulturës të Kosovës znj. Lumnije Haxhija e cila kishte ardhur enkas nga Kosova, për të marrë pjesë në këtë aktivitet kushtuar heronjëve legjendar të mbarë kombit shqiptarë, të cilët u flijuan duke rënë heroikish në fushën e nderit në mbrojtje të pragut të shtëpisë, në mbrojtje të atëdheut, në mbrojtje të kombit. Diskutimet kanë shkaktuar shumë emocione prekse, kur diskutantë kanë sjellë ndërmend momente nga ngjarja e 5-6-7 marsit, ku familja Jashari luftoj plot 72 orë kundër forcave policore dhe ushtirsë serbe të blinduar me artileri të rëndë, ku më 7 mars u vranë duke luftuar heroikisht plot 20 pjestarë të familjes, ku 10 prej tyre fëmijë. Komandanti legjendar Adem Jashari u vra i fundit me armë dhe këngë në goj. Mosha e të rënve vijonte nga 5 deri në 74 vjeç.Familja Jashari njihej si një familje e mëkëmbur ekonomikisht dhe nuk kishte asnjë motivacion tjetër veç çështjes kombëtare. Komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me herojt e pavdekshëm të familjes bënë histori dhe do të mbeten në histori si njerzit më të shquar të kombit shqiptar.

Sot pas plot 18 vitesh nga rënja e tyre familja Jashari është ringritur, ku është krijuar familja e re me të gjithë emrat që ranë në fushën e betejës për lirinë e Kosovës, për çeshtjen kombëtare.

Kujtim Vani

SHKARKO APP