Prona madhështore në shitje, me 32 km përrenj e liqene artificialë

Me liqene e kodrina artificiale, një pronë madhështore në Teksas ka një sipërfaqe prej 266 kilometrash katrorë (Tirana si qytet, jo si qark, është 42 kilometra katrorë), dhe është nxjerrë së fundmi në shitje nga miliarderi amerikan, T. Boone Pickens, për 250 milionë dollarë.

Ai që do ta blejë, do të marrë edhe 32 kilometra me përrenj artificialë, kodrina të ngritura artificialisht, pyje private për gjueti zogjsh, zona të mbrojtura për kafshët e egra, liqene artificialë, fushë aviacioni e disa shtëpi të shpërndara nëpër hyrjet kryesore të pronës.

Biznesmeni, i cili është bërë miliarder me tregtinë e naftës, njihet për faktin që një pjesë të madhe të pasurisë e ka falur për bamirësi. Ai e ka modifikuar vit pas viti këtë pronë, dhe paratë e shitjes do t’ia kalojë fondacionit të tij bamirës.

89 vjeçari ka vendosur ta shesë për shkak të moshës dhe të problemeve me dëgjimin e shikimin, që sa vijnë dhe i shtohen. Siç thotë dhe vetë, tashmë i sheh të mjegullta rrugët e shumta të pronës, të cilat i ka shkelur me mijëra herë./TCH

 Prona ka aeroportin e saj privat.
T. Boone Pickens u bë i pasur me tregtinë e naftës.
Disa kodrina të ndërtuara artificialisht.
Një nga shtëpitë e vendosura në hyrjet e shumta.
Liqenet artificiale kanë krijuar pamje përrallore.
Një nga përrenjtë, pothuajse lumë, i krijuar artificialisht.
Prona ka një hapësirë enkas për gjueti shpendësh.
Zona për të mbrojtur kafshët e egra.  Një ndëtesë enkas për qentë.
Përveç kinemasë private, ka edhe fusha tenisi me ndriçim, zona për qitje me pjatel.

©

SHKARKO APP