Propozimet për atraksione të reja turistike në Durrës: Anijet e mbytura, Muzeu Kombëtar i Detarisë dhe Parku Nënujor në Bisht Pallë!

Në bregdetin shqiptar gjenden rreth 60 anije të mbytura në dy luftërat botërore. Vetëm në ujërat detare pranë Durrësit janë 11 anije të mbytura.

Për këtë qëllim, Komanda e Forcës Detare ka ndërmarrë nismën që synon jo vetëm ruajtjen dhe konservimin e tyre, por edhe mundësinë e krijimit të një Muzeu Kombëtar të Detarisë, si dhe hapjen e parqeve nënujore për zhytësit e pasionuar.

Takimet e para me drejtues dhe specialistë të ministrive të Kulturës dhe të Turizmit e konsiderojnë të domosdoshëm edhe përmirësimin e legjislacionit të kësaj fushe. Komanda e Forcës Detare ka propozuar territorin e ish-shkollës Ushtarake Detare në Vlorë si vendin më të përshtatshëm për ngritjen e një Muzeu Kombëtar të Detarisë, ndërsa bashkë me dy zona ujore pranë Radhimës dhe Karaburunit (Vlorë), po shihet mundësia e krijimit të një Parku Nënujor edhe në afërsi të Bisht Pallës (Durrës)” njofton Autoriteti Portual Durrës. /SCAN

SHKARKO APP