Propozimi më i çuditshëm në botë

Nga deklaratat e dashurisë përpara kullës Eiffel në Francë, deri tek propozimi klasik i darkës me shandanët, ka mënyra të panumërta për të mbërritur tek momenti final, i dorëzimit të unazës.

Besojmë se nuk ka asnjë mënyrë të shëmtuar për t’i kërkuar dorën dikujt për martesë, pasi mjafton dashuria mes njëri-tjetrit dhe ajo është thelbësore dhe vendimtare për një martesë të shkëlqyer. Sidoqoftë sot po ju paraqesim një nga mënyrat më të çuditshme dhe qesharake në botë të propozimit për martesë.

A e keni menduar ndonjëherë se si do të ndihej e dashura juaj, nëse do t’i propozonit një eksperiencë të re, që përfshin mjeljen e lopës në fshat, e krejt papritur teksa ajo tenton ta bëjë këtë punë, në thithkat e lopës të gjejë një unazë fejese, edhe pse kjo e fundit mund të jetë me diamante? Epo ka njerëz që kanë menduar ta bëjnë këtë propozim. Rezultati? Ajo i tha “PO”! Fotografia befasuese u postua nga një vajzë nga Singapori.

Menjëherë pas publikimit të kësaj “historie dashurie” kanë vërshuar komente të tipit: A ka ndonjë vajzë që ta ketë gishtin aq të gjerë sa thithkat e lopës? Madje disa vajza kanë komentuar se do preferonin më mirë mos të martoheshin kurrë sesa të merrnin një propozim të tillë.

Propozim i çuditshëm?  Mundet, por ju mendojeni…

SHKARKO APP