Provokon sërish historiania e njohur Kocaqi: Sllavët dhe grekët kanë mbiemra shqiptarë

Në studion e “Provokacija” me Mustafa Nanon ishte historiania Elena Kocaqi. Ajo foli për librin e saj më të ri “Shqipëria dhe fuqitë e mëdha”, teksa thotë se libri ka detaje që nuk janë thënë më përpara.

“E kam trajtuar periudhën në mënyrë ndryshe nga ata që kanë trajtuar më parë, sepse është trajtuar sikur të gjithë janë armiq. Por nuk është kështu”, shprehet ajo.

Më tej, Kocaqi shprehet se faktet tregojnë që sllavët dhe grekët kanë mbiemra shqiptarë, kur në fakt duhet të ishte e kundërta.

“Besimtarët gjithmonë kanë qenë të ndarë. Por në momentin që këtu ishin të harruar kishte një lëvizje në Shëipëri për një mëvetësi. Ishte shumë e vështirë në kushtet kur shtete e Ballkanit donin të bëhehsin perandori në territor të Shqipërisë. Nuk bënin dot shqiptarët asgjë në ato momente. Sllavët kanë mbiemra shqiptarë edhe grekët kanë mbiemra shqiptarë. Ne kemi shkuar në kisha sllave dhe duhet të kishim ne mbiemra sllavë. Nëse Turqia do të ishte afër…do të bënte të gjitha përpjekjet që të impononte gjuhën e vet. Nuk them se nuk do kishte Shqipëri, varet nga rezistenca jonë. Ne rezistuam për 5 shekuj përmes gjuhën.

Ne jemi popull individualist. Ne nuk kemi politikanë që të vijnë aty dhe të lënë një emër të mirë. Fqinjët tanë bëjnë sakrifica për pushtetin. Grekët çfarë nuk kanë bërë për të marrë territore shqiptare. Nuk kemi një përpjekje të tillë nga ana e politikanëve shqiptarë”, shprehet ajo.

SHKARKO APP