“Pse çfarë është 127, për gallatë?” Rama kritika Sonila Meços dhe i thotë…
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër gazetarët që kanë telefonuar numrin e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë 127, për të provuar nëse përgjigjen ose jo. Në një deklaratë për mediat bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama tha se ky numër nuk është gallatë.
Kreu i qeverisë shtoi se është e palogjikshme që disa gazetarë të mblidhen të bëjnë debat për koronavirusin dhe të provojnë numrin 127. “Unë kam vite që nuk ulem në darkë të shoh debatet në televizione. Si mund të mblidhen një tufë gazetarësh aty në studio, të bëjnë debat për koronavirusin dhe të provojnë 127? Për provë? Pse për çfarë është 127, për gallatë?”.
Një natë më parë ishte Sonila Meço ajo që telefoni në nurmin 127. Gazetarja e telefonoi live në emisionin e saj dhe vajzës që iu përgjigj i tha se e bëri sa për ta provuar.