Pse do e mbroja monstrën e Selenicës, nëse do isha avokat

Nga Edmond Bejtjaj –

E megjithatë, nëse do isha avokat, do ta merrja përsipër me dëshirë mbrojtjen e atij të mjerit që vrau gjysmën e fisit të tij.

Sepse shoh që dalin mbi ujë ca detaje, të cilat e heqin nga shpina e tij një pjesë të peshës së gjëmës që shkaktoi:

-Imagjinoni jetën e një individi në një humbëtirë si ajo atje, mes fisit, deleve e ndonjë parcele hashash, pa shkollë, libra, shoqëri, qytetërim, e ku rrjeti social është dalja e vetme nga humbëtira.

Ai djalë paska tentuar të vrasë veten ca kohë më parë, gjë që më bën të mendoj se nuk ishte krejt pa tru e pa shpirt, e megjithatë kjo nuk u tha asgjë atyre të mjerëve të tjerë që e rrethonin, përfshirë atë plakun e familjes që tani thotë “ma sillni ta vras me dorën time”.

Madje këtij plakut nuk i thanë asgjë as akuzat që viktimat e tjera të familjes së tij i bënin rregullisht të mjerit që u kthye në monstër, duke i kërkuar pulat që mungonin në qymeze, derisa e bënë të shfrynte: Boll se do ju bëj hatanë!

Kështu që unë do ta mbroja këtë vrasësin, pa ditur se kë të akuzoja më parë për gjakun që u derdh, ngaqë mendoj se aty ka shumë fajtore, po shumë fare.

SHKARKO APP