Pse dy njerëzit më të pasur në botë jetojnë në të njëjtën lagje

Kur stafeta e njeriut më të pasur në botë ndërron ‘pronar’ ka vetëm dy emra ku kalon prej vitesh, ose te Bill Gates ose tek Xhef Bezos.

Por, Gates dhe Bezos nuk ndajnë vetëm këtë çmimi, por edhe lagjen. Dy njerëzit më të pasur në botë jetojnë më pak se 1 kilometër larg njëri-tjetrit në qytezën Medina pra Siatëllit.

Kjo qytezë nuk ka më shumë se 3000 banorë por ka një vendndodhje për t’u lakmuar dhe është shumë piktoreske mbi të gjitha.

Disa fakte rreth Medinës, qyteza e të pasurve dhe arsyet pse Bill Gates dhe Xhef Bezos jetojnë këtu:

Qyteza fillon me një rekord botëror që në hyrje. Rruga lidhëse është një urë lundruese, që është më e gjata në botë e llojit të vet. Këto ura kanë bazamente lundruese që lidhen me njëra tjetrën.

Duke pasur vetëm 3000 banorë, kjo është ndërtesa që përmbledh funksionet shtetërore, që nga bashkia e deri te policia.

E gjithë qyteza është me pamje fantastike nga qyteti i Siatëllit, buzë liqenit të famshëm Uashington.

Pothuajse çdo shtëpi ka pamje nga uji dhe nga një mol për të ndaluar motoskafët. Zona është shumë e njohur për sporte ujore.

Në të gjithë qytetin janë mbjellë pemë me gjelbërim të përhershëm, të cilave nuk u bien gjethet në asnjë stinë. Fondacioni i Pemëve e ka shpallur Medinën në vitin 2006 si Qytetin e Pemëve.

Ndërkohë që rrugët publike janë me pemë gjithnjë të gjelbra, oborret private kanë dekorime nga më të ndryshmet, secila sipas stilit të vet.

Rruga më e famshme e qytezës është Evergreen Point Road, pikërisht rruga ku jetojnë Xhef Bezos, Bill Gejts, dhe shumë biznesmenë të tjerë.

Siç mund të merret me mend, qyteti është shumë i qetë. Edhe numri i makinave që sheh të kalojnë nëpër rrugë është shumë i vogël.

 

 

SHKARKO APP