Pse është domosdoshmëri rizgjedhja president e Donald Trumpit?
Nga Gjet Kola-
Kisha bindje të plotë në fitoren e Trumpit, në garën me Klinton.Vërtetë Perendimi, dhe jo vetëm, ka krijuar praktikë të lidershipit të grave, por Theçer dhe Merkel kur u emëruan ishin rreth të pesëdhjetave, Tereza Mai pa hyrë në të gjashtëdhjetin, ndërsa në tetor 2016, Hillari Klinton hynte në vitin e shtatëdhjetë të jetës së saj. Për shumë zgjedhëse të moshuara në SHBA ajo duhej ta drejtonte vemendjen në kujdesin ndaj mbesës e nipave të saj. Megjithëatë gjatë fushatës nuk u prononcova publikisht, megjithëse isha i bindur në fitoren e tij. Pas asaj fitorje, kundërshtarët e tij politikë për tre vjet rrjesht anatemuan zgjedhjen e tij me preteksin se në atë vendim ka patur ndikim dhe ndërhyrja e Rusisë. Ky qëndrim u mbështet edhe nga titullarët e institucioneve të sigurisë së SHBA, të emëruar nga Presidenti Obama. Hipoteza e artikuluar nga Partia Demokratike e SHBA përbën një fyerje të rëndë për gjithë qytetarët në përgjithësi dhe për zgjedhësit amerikanë në veçanti, mbasi ata trajtohen si të paditur, që nuk e kuptojnë realitetin në vendin e tyre, dhe që në vendimmarrjen për zgjedhjen e Trump, u ndikuan nga ndërhyrja e Rusisë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nga media ruse.
I njejti qëndrim po mbahet dhe në fushatën për zgjedhjet e 3 nëntorit 2020, prandaj në këtë punim do parashtroj mendimin tim pse zgjedhja e kandidatit Trump në vitin 2016 ishte e nevojshme ndërsa rizgjedhja e Presidentit Trump në votimet e 3 nëntorit 2020 është domosdoshmëri historike për SHBA-në, për Europën dhe për Botën, në të kundërt tronditja e rëndë e lidershipit amerikan paraqet rrezik të madh për njerëzimin.
Në vitet 30-të të shekullit njëzetë, ShBA përjetonin një krizë të thellë ekonomike. Kur thuhet se jo çdo e keqe vjen vetëm për keq, ky është rasti i ShBA-së. Nevojat e vendeve aletate në Luftën e Dytë Botërore: Bashkimit Sovjetik, Britanisë së Madhe, mbështetja e luftëtarëve në vendet e pushtuara nga nazi fashistët, rritën kërkesën për produkte të industrisë në përgjithësi, të industrisë ushtarake, të industrisë së lehtë për prodhime të prapavijës në veçanti, të bujqësisë, etj.. Për plotësimin e këtyre kërkesave u hapën miliona fronte pune në SHBA, ku ish të pa punët duhej të punonin edhe me dy turne. Veprimi në kushtet e emergjencës pati kosto shumë të rëndë për krahun e punës në SHBA. Në vitet 1941-1945, për shkak të mungesës së kualifikimit, u aksidentuan në punë rreth dhjetë milion punëtorë amerikanë dhe shumë prej tyre humbën jetën ose e pritën përfundimin e luftës si invalidë pune.
Në fillimin e viteve 60-të Hrushovi trumbetoi, se BS, në zhvillimin ekonomik shpejt, jo vetëm do t’i arrijë, por dhe t’i tejkalojë SHBA. Por pas ritmeve të larta të zhvillimit të fazës së rimkëmbjes në vitet e para të pasluftës, nën drejtimin e Stalinit, pasuan politika megallomane dhe thellësisht të gabuara të Hrushovit dhe të pasardhësve të tij, prandaj në kohë të shkurtër, ritmet e rritjes së prodhimit në Bashkimit Sovjetik pësuan rënie dhe në staniacion me Gorbaçovin.
Në vitin 1972, Reta Pano, mësuesja kujdestare në shkollën e mesme ekonomike “Nako Spiro” në Tiranë, më dha disa materiale që nuk ishin në programin arsimor, si duket në atë periudhë të shkurtër të bulëzimeve liberale në Shqipëri, duke më vënë detyrë të hartoj një punim mbi zhvillimin e ekonomisë kapitaliste. Aty mësova dhe relatova, para bashkëmoshatarëve të mi, se SHBA realizonte rreth 70% të prodhimit industrial të botës kapitaliste, mbi 80 % të transportit ajror civil, dhe zotëronte 70 % të rezervave botërore të arit. Presidenti Nikson do të shfuqizonte, në mënyrë të njëanëshme, atë dispozitë të Breton Ëodsit, që obligonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se zotëruesit e kartëmonedhave, kur të dëshironin, mund të konvertonin çdo dollar me rreth 0.9 gram ar, mbasi një onc ar ishte më pak se 40 $.
Presidentëve Klinton, Bush, Obama, pavarësisht se e dinin të vërtetën, u pëlqeu të besonin, se shpërbërja e BS ishte rezultat i humbjes në Luftën e Ftohtë dhe jo produkt i zhvillimeve të brendëshme të këtij vendi. Këtë përshtypje e forcoi më shumë, për opinionin, presidenti rus Putin me deklaratën se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte tragjedia më e madhe gjeopolitike e shekullit XX, etj..
Por ka shumë arsye për të besuar se në përfundim të Luftës Dytë Botërore, tezën e shpërbërjes së BS e kanë hedhur Hrushovi pas vdekjes së Stalinit, ndërsa hrushovianët e zbatuan. Pra Putin e dinte mirë se projekti i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ishte një project i hershëm, mbasi rusët krijuan bindje, se pas vdekjes së gjeorgjianit Stalin, nuk kishin lidership për të qeverisur territoret e Perandorisë Cariste, të cilave ky i fundit u shtoi disa qindra mijë kilometra katrore të Republikave Balltike, Moladvisë deri dhe ishujt Kuerilje. Trump ishte nga të parët që kuptoi se në marrjen e vendimit për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik kanë ndikuar shumë faktorë të brendshëm. Në luftën e Dytë Botërore ushtria sovjetike u detyrua të amortizojë dhe pasojat e bashkëpunimit të një pjese të popullsisë së saj me nazistët gjermanë. Rreth një milion ushtarë të frontit të Ukrainës iu dorëzuan nazistëve pa bërë ndonjë rezistencë të madhe. Ukrainasit vranë në prita dhe gjeneralë të Ushtrisë së Kuqe. Në këtë qëndrim të tyre, ndikoi ndarja e bërë gjatë pushtimit polak, kur banorët e Ukrainës Perendimore i shkëputën lidhjet e tyre me Kishën Ortodokse Ruse dhe krijuan Kishën Uniate, në varësi të Selisë së Shenjtë. Ndarja e popullsisë ruse të Ukrainës në uniatë dhe ortodoksë reflektohet dhe sot kur ukrainasit e Perendimit, bashkë me pakicat polake, hungareze etj. të besimit katolik, kërkojnë ti bashkohen BE-së ndërsa ata të Lindjes Rusisë, konflikt që u finalizua me kërkesën dhe vendimin e popullsisë ortodokse të Krimesë për t’ju bashkuar Rusisë. Në përpjekje për të krijuar identitetin si popull, ukrainasit nuk u shprehën rusve mirënjohje pse ata u kanë lënë atyre Kievin kryeqytetin e parë të tyre. Gjatë luftës, edhe shumë banorë të Republikave Balltike, u bënë pjesë e formacioneve naziste, ndërsa për shkak të bashkëpunimit me forcat e Boshtit, Stalini deportoi në Siberi disa popullsi, si çeçenë, ukrainas, dhe rreth 300 mijë turq menetë nga Gjeorgjia në Kirgizi, etj..
Rusët, pas luftës, emigruan në republikat më të pasura, dhe sot përbëjnë rreth 1/4 e popullsisë së përgjithëshme në Republikat e Lituanisë dhe Estonisë, më shumë se 1/3 në Republikën e Letonisë, mbi 30 % në Kazakistan, e në përqindje të vogël në republikat qendër aziatike. Përveç këtyre faktorve, shpërbërjen e bënë të domosdoshme zhvillimet demografike të pasluftës. Në rreth gjysëm shekulli popullsia ruse ishte shtuar me më pak se një të tretën, ndërsa popullsitë jo ruse në republikat qendër aziatike mbi tre deri në pesë herë. Me këto ritme në më pak se një shekull, popullsia ruse do të ishte pakicë në Bashkimin Sovjetik. Rusët kishin përvojën e Perandorisë së Habsburgëve, ku austriakët sundues shumë shekullorë, në rastin e shpërbërjes dolën pa “pronë” dhe pa dalje në det.
Objektivin strategjik për t’u rikthyer në forcë sunduese, si në fillimet e mesjetës e kanë realizuar arabët, të cilët, në tre çerek shekulli nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, duke shfrytëzuar kryesisht arritjet mjeksisë e të revolucionit të gjelbër amerikan, por dhe të tjerëve, e kanë katër e pesë fishuar popullsinë e tyre. Por në përfundim të Luftës së Ftohtë më të fituarit dolën kinezët.
Qëndrimet dhe masat e ndërmarra nga Presidenti Trump, nga dita e parë e presidencës së tij kanë qenë në favor të interesave amerikane.
Fitorja e Trump u bë domosdoshmëri, mbasi duke filluar me Presidentin Klinton u inicua globalizimi i ekonomisë, që u finalizua me eksportimin e teknologjive të avancuara në Kinë dhe në vendet e tjera. Kina përmbushi në kohë rekord projektin që kryetari i Partisë Komuniste të Kinës Mao Ce Dun ia kishte prezantuar korespondentit të gazetës « Baltimore San », Moris Votout në bisedën e zhvilluar me datë 18 korrik 1944, ku ai pohonte se: « Ne pranojmë çfarëdolloj gjëje nga jashtë, që mund të jetë e mirë dhe e dobishme për Kinën. Gjëra të tilla si tipi i komunizmit të praktikuar në Rusi, nuk janë të zbatueshme në Kinë, sepse kushtet e Kinës nuk janë të pjekura. Nuk ekzistojnë kushtet për futjen e komunizmit.»
Ndërsa, me mbrritjen në Kinë të misionit amerikan të kryesuar nga Diks, me datë 18 gusht 1944, KQ i PK të Kinës lëshonte një qarkore të brendëshme të titulluar : « Mbi punën tonë diplomatike », ku shprehej qartë gatishmëria e bashkëpunimit dhe se « në kushtet e ruajtjes së parimit të leverdisë reciproke ne mirëpresim investimet e kapitalit ndërkombëtar dhe bashkëpunimin teknik ».
Në këtë qarkore, Mao Ce Duni, ua servir amerikanëve hapur dhe pa ekuivoke drejtimet e politikës ekonomike të Partisë Komuniste të Kinës:
– « Kina duhet të industrializohet. Kjo mund të bëhet në Kinë vetëm nëpërmjet sipërmarrjes së lirë dhe me ndihmën e kapitalit të huaj…. ».
– « Kina mund të industrializohet aktualisht vetëm mbi një bazë kapitaliste…. Dobësia e Kinës aktualisht qëndron te zhvillimi i dobët i kapitalizmit »…. « Do të jetë e nevojshme të kalojmë një periudhë të gjatë të sipërmarrjes private të rregulluar në mënyrë demokratike. Të flasësh për socializëm imediat është kundërrevolucionare, sepse është e pazbatueshme dhe përpjekjet për ta bërë atë janë vetëasgjësuese ».
– « Zhvillimi i parë i madh duhet të bëhet në industrinë e lehtë të mjeteve të konsumit dhe të komunikacionit »…. « Kina nuk i ka kushtet për një industri të rëndë me përmasa të mëdha. Ajo ka nevojë të ngrejë industri të lehtë ».
– « Një vend i përmasave dhe i prapambetur si Kina nuk mund të mëkëmbet shpejt. Kina duhet të jetë një vend ku predominon bujqësia dhe kjo për një kohë të gjatë në të ardhmen….».
– « Përderisa qëllimi ynë është zhvillimi sa më i shpejtë i burimeve të Kinës, i komunikacionit dhe i industrisë, atëherë duhet t’i bëjmë investimet tërheqëse për kapitalin e huaj…. »
– « Ndihma e huaj do të jetë pra e nevojshme për kryerjen e këtij industrializimi. Kinës i mungon jo vetëm kapitali i vet i mjaftueshëm për financimin e industrializimit në shkallë të gjërë, por dhe një bazë industriale adekuate – si pikënisje për këtë, i mungon përvoja dhe personeli teknik. Në mbarim të luftës këto kushte do të jenë dhe më të rënda, gjë që do ta bëjë të pamundur që Kina të ndjekë shembullin e Rusisë, të ndërtimit me forcat e veta. Edhe Rusia e arriti atë që bëri vetëm me sakrifica të tmerrshme. Ajo e bëri këtë mbi bazën e burimeve të veta, jo sepse kështu dëshironte, por sespe ishte e detyruar. Kina edhe sikur të ishte në gjendje të bënte një veprim të tillë herkulian, nuk do të ketë nxitjen e nevojshme për ta bërë. Përpjekja do të qe çmenduri ».
– Në këtë qarkore vijohej edhe se: « Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë i vetmi vend i aftë për të ndihmuar Kinën. Rusia s’do të jetë në gjendje të ndihmojë Kinën sepse për rindërtimin e saj ajo do të ketë vetë nevojë për të importuar nga Amerika. Shtetet e Bashkuara do të jenë llogjikisht vendi që do të ketë pjesën më të madhe, me rezerva të mëdha, me aftësi eksportuese, me uzina, kapitale dhe personnel teknik…. Ne nuk presim ndihma ruse ».
– « Interesat amerikane dhe kineze janë të lidhura e të ngjashme. Ato përputhen së bashku ekonomikisht e politikisht. Ne mund dhe duhet të punojmë së bashku. Shtetet e Bashkuara do të gjenin te ne një shpirt bashkëpunimi më të madh se te Guomindani. Amerika nuk duhet të ketë frikë se ne nuk do të tregohemi të gatshëm për bashkëpunim. Ne duhet të bashkëpunojmë dhe duhet të kemi ndihmën amerikane. »
« Amerika dhe Kina plotësojnë njera tjetrën ekonomisht ; ato nuk do të konkurojnë. Kina nuk mund të shpresojë të arrijë Shtetet e Bashkuara në industrinë e saj me specializim të lartë. Amerika ka nevojë për një treg eksporti për industrinë e saj të rëndë dhe për këto industri të specializuara. Ajo ka gjithashtu nevojë për një treg për investime kapitalesh. Për të paguar këtë tregti të jashtme dhe këto investime, Kina ka lëndë të para dhe prodhime bujqësore. Amerika është pra jo vetëm vendi më i përshtatshëm për të ndihmuar këtë zhvillim ekonomik të Kinës, por dhe vendi i vetëm plotësisht i aftë për të marrë pjesë në të ».
– « Ne nuk do të trembemi nga ndikimi i Amerikës demokratike. Çfarëdo kontakti që ju amerikanët keni me ne, komunistët, është i mirë. Ne mendojmë se amerikanët duhet të zbarkojnë në Kinë. Në qoftë se ata nuk e bëjnë këtë, kjo do të jetë fatkeqsia më e madhe për Kinën ». « Çdo ushtar amerikan në Kinë do të ishte një tellall shetitës i demokracisë. Mbi të gjitha, ne kinezët ju konsiderojmë ju amerikanët si idealin e demokracisë.» « Ja sepse është kaq e rëndësishme për ne komunistët kinezë të dimë se çfarë po mendoni dhe planifikoni ju amerikanët. Ne nuk mund të rrezikojmë të vijmë ndesh me ju, nuk mund të rrezikojmë për konflikt me ju. Bashkëpunimi midis Amerikës dhe Partisë Komuniste Kineze do të jetë i dobishëm dhe i kënaqshëm për të gjitha palët ».
Xhon Servis, gazetar amerikan i atashuar pranë Mao Ce Dunit, i shkruante Departamentit Amerikan të Shtetit, në mesazhin e 4 shtatorit 1944 : «Shumë prej këtyre udhëheqësve kanë një formim prej shkencave shoqërore perëndimore. Botëkuptimi i tyre të le përshtypjen e një botkuptimi modern…. Nëqoftë se ata premtojnë diçka , të jeni të sigurtë se ajo mund dhe do të bëhet. »
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitoi lobi pro Guomindanit, dhe Xhon Servis, personi që kishte vlerësim realist për zhvillimet në Kinë, u cilësua bashkëpunëtor i ngushtë i Mao Ce Dunit, dhe u arrestua nga FBI-ja me 6 qershor 1945.
Përpjekja e lidershipit komunist kinez për të bindur administratën amerikane se ata përfaqësojnë Kinën, dhe jo Guomindani, u vazhdua edhe me një mesazh sekret të Çu En Lait për Departamentin Amerikan të Shtetit më 1949, në të cilin ai theksonte, se: « Kina nuk është akoma një vend komunist dhe në qoftë se politika e Mao Ce Dunit do të vihet në jetë në mënyrë të drejtë, ajo nuk do të bëhet një vend komunist për një kohë të gjatë. » Por, në kuadrin e politikës antikomuniste të Trumanit, Makartit, Dallesit, Makarturit, Harlit etj., deklaratat e zjarrta proamerikane të Mao Ce Dunit nuk u besuan nga frika se ai « ishte agjent » i BS dhe Stalnit.
Mosbesimin e lidershipit amerikan ndaj tij, Mao Ce Duni e shfrytëzoi për përgatitjen e kushteve për realizimin e investimeve nga SHBA dhe Europa Perendimore, që ishte i bindur se do të vinin. Për thyerjen e kastave të mbijetuara në shumë shekuj dhe për përgatitjen e terrenit për investitorët e huaj, ai në vitin 1966 inicoi Revolucionin Kulturor Proletar dhe për rrjedhojë sot nuk ka asnjë pengesë burokratike e konflikte pronësore për investimet në Kinë. Den Xiaoping dhe ata që e pasuan deri te Xi Jimping sot, zbatuan me përpikmëri projektin e hartuar nga Mao Ce Dun. Por ata kurrë nuk mund ta mendonin se lidershipi amerikan, jo vetëm do të lejojë por dhe do të nxisë korporatat amerikane që të shkatërrojnë industritë në SHBA, për ti kthyer qytetarët amerikanë në konsumatorë pasivë dhe të transferojnë ato në Kinë e Azi.
Presidenti Trump, me të drejtë kërkon që korporatat amerikane të mos investojnë vetëm në Kinë por të investojnë e të hapin fronte pune në sektorët prodhues edhe në SHBA, mbasi të gjithë fitimet i kanë realizuar me mbështetjen e Qeverisë së SHBA. Ai nuk i vlerëson jetët e zeza më pak se demokratët, por ky komunitet nuk mund ti realizojë të drejtat e tij kur është larguar nga puna në industri e sektorët e tjerë prodhues, dhe mbahet me pagesa papunësie prej tre brezësh, ndërsa punët e tyre i kanë marr kinezët, vietnamezët e të tjerët. Kandidati demokrat Jozef Biden, senator që nga viti 1973 deri në 2008 dhe zv/president nga viti 2008 deri në 2016 është një nga autorët e hartimit e zbatimit të legjislacionit për nxjerrjen nga puna të zezakëve, hispanikëve e të tjerëve dhe për transferimin e teknologjive në Kinë etj.. Këto zhvillime bien ndesh me Kushtetutën e SHBA sepse është varrosur përvoja e dhjetëra milion punëtorve të kualifikuar me shumë sakrifica, siç citova me dhjetë milion aksidente në punë vetëm në katër vitet e Luftës Dytë Botërore, prandaj ligjin e shkelur nuk mund ta venë në vend autorët e shkeljes së tij. Vërtetë korporatat janë rritur me iniciativë private por ata nuk mund të fitonin asnjë dollar pa mbështetjen e ndihmën e Qeverisë së SHBA. Në kontratën shoqërore zgjedhësit amerikanë asnjëherë nuk i kanë transferuar lidershipit të tyre të drejtën e shkatërrimit të ndërmarrjeve prodhuese në SHBA dhe transferimin e tyre në Kinë etj., që ata të qëndrojnë pa punë e të sëmuren nga obeziteti e nga ana tjetër të punojnë kinezët, vietnamezët e të tjerët. Pavarësisht nga justifikimet për iniciativën e lirë, se biznesi ve në plan të parë interesat e fitimit të tij, etj., Qeveria Amerikane nuk bie në gabime në rastet kur ndjek rregullin themelor të sanksionuar nga latinët: “Salus Populli Suprema Lex” (E mira e popullit është ligji më i lartë). Qeveria ka mekanzima për kontrollin e sektorit privat, edhe për faktin se arritjet e çdo biznesi janë realizuar me ndihmën e drejtë për drejtë të Qeverisë së SHBA. Nëse për një kohë të gjatë nuk i përmbahesh këtij principi themelor, spostohesh në vendin e dytë.
Presidenti Trump kërkon vendosjen e raporteve të drejta në marrëdhëniet tregtare, që dhe Kina të blejë produktet nga SHBA, që eksport-importet midis dy vendeve të shkojnë drejt ballancimit, gjë që nuk mund ta kërkojë me forcë kandadidati democrat sepse është një nga autorët e kundër ligjëshmërisë. Presidenti Trump është i bindur se lidershipi amerikan është i rrezikuar në qoftë se vazhdohet si deri më sot që tetëdhjetë për qind të nevojave për ilaçe të vazhdojnë të prodhohen në Kinë. Për këtë arsye ai nxori Urdhërin Ekzekutiv për diversifikimin çmimeve të ilaçeve që deri më sot janë mbajtur monopol.
Presidenti Trump është treguar e i drejtë për drejtë në kërkesën drejtuar shteteve të NATO-s, që ato të rrisin shpenzimet ushtarake në dy për qind të vlerës së produktit të përgjithshëm të tyre. Lidhur me këtë kërkesë është ndjerë i fyer lidershipi i Gjermanisë, Francës e të tjerëve, se kërkesa është bërë botërisht dhe jo në rrugë diplomatike. Edhe në rastin e kultivimit të një sipërfaqe prej disa metrash katrorë, fermeri është i detyruar të harxhojë për rrethimin dhe mbrojtjen e prodhimeve të tij nga kafshët e egra dhe ato shtëpiake, ndërsa Europa po reziston ndaj kërkesës shumë të drejtë të Presidentit Trump. Ajo në tre çerek shekulli që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ka qëndruar nën ombrellën amerikane, duke shpenzuar shumë pak për mbrojtjen, pa asnjë precedent në historinë e njerëzimit. Por vendet e Europës Perendimore i kanë keq administruar dhe përdorur kundër interesave afatgjatë të tyre paratë e kursyera. Në vend që ato para të përdoreshin për qëllime strategjike të krijimit të kushteve për riprodhimin e popullsisë, ajo ka bërë të kundërtën duke i orientuar shpenzimet në simulimin e reflekseve të kushtëzuara te brezi i ri, për denigrimin e tij me rritjen e numrit të LGBT-ve, e pastaj me sponsorizoimin e shoqatave për gjoja “mbrojtjen e të drejtave të tyre”. Europa Perendimore ka shprehur paknaqësi ndaj kërkesës së Presidentit Trump, mbasi për tre çerek shekulli paratë që duhej të shpenzonte për mbrojtjen, i ka përdorurur, për të nxjerrë një pjesë të shoqërisë nga misioni hyjnor i riprodhimit duke arritur deri te legjitimimi i martesave brenda të njejtës gjini, fenomen që e shmangin të gjitha qeniet e gjalla. Ky është “pasurimi” që i është bërë Qytetrimit Perendimor, megjithëse siç mësojmë nga Dhjata e Vjetër, Perendia e dënoi këtë fenomen me zhdukje nëpërmjet djegjes me zjarr të popullsisë së Sodomës dhe Gomorrës. Për fat të mirë, në këtë grackë nuk kanë rënë akoma vendet e Europës së Re; Polonia, Hungaria, Ҫekia, Sllovakia etj., si dhe shteti sovran i Rusisë. Prandaj, projektin e nisur nga Presidenti Trump, nuk mund ta realizojë kandidati Biden as në raportet me Kinën as në raportet me aleatët e NATO-s.
Presidenti Trump është akuzuar si supremacist i bardhë pse fillim të vitit 2020 mori pjesë në një demonstrim të organizuar në Uashington nga shoqatat në mbrojtje të jetës e kundër aborteve të pa nevojshme. Europa e ka kompensuar veprimtarinë kundër jetës me shkatërrimin e ekonomisë së vendeve të Europës Lindore, në themel ekonominë e Shqipërisë, dhe grabitjen e mijëra miliardë dollarëve investime të kryera prej këtyre vendeve për kualifikimin e burimeve njerëzore nga klasa e parë deri në përfundimin e universiteteve dhe duke përballuar humbjet e shkaktuara nga prodhimet skarco deri në përfeksionimin e të punësuarve. Rritja e një fëmije në SHBA koston mbi një milion dollar, mbasi vetëm për një lindje me operacion çezarian duhen paguar rreth dyzet mijë dollar. Veçanërisht në vitet e fundit, Europa po përpiqet që vështirësitë që ka krijuar nga mungesa e lindjeve, në familjet brenda vendit dhe stimulimit e rritjes së numrit të LGBT-ve, t’i kompensojë me emigrantët nga Siria e Bota Arabe, duke e parë si vlerë heterogjenizimin e popullsive etnike vendase. Pa kuptuar shpejtësinë me të cilën janë zgjuar popujt që nga shekulli XX, por duke menduar si në të kaluarën, duke vënë në themel vetëm rritjen e përfitimeve të momentit nga korporatat, lidershipi i sotëm politik i Europës, i rritur me bollëkun e krijuar me mbështetjen dhe nga zhvillimet amerikane, nuk shqetësohet për atë se po i çojnë kombet e tyre drejt shpërbërjes dhe copëzimit, mbasi popullsitë arabe janë krenare e nuk heqin dorë nga mentaliteti i tyre për përfitime materiale, se nuk kanë qenë popuj raja. Shumë vëzhgues shkruajnë se punëtori i thjeshtë arab e vlerëson veten më lart se një milioner i krishterë se ky i fundit nuk beson në një Zot të vetëm si ai. Ideja për t’ia kaluar Serbisë territoret e Kosovës me popullsi serbe synonte krijimin e Republikës Islamike të Kosovës, si precedent e pararendëse e krijimit të republikave islamike, në deri dhjetë për qind të territoreve të shteteve të Europës Perendimore si Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Suedi etj.. Hungaria, që ndryshe nga perendimi, në shumë shekuj, ka bërë luftë për mbijetesë është e kthjelltë në këtë drejtim dhe nuk ka pranuar emigrantë arabë e të tjerë, dhe kërkon që shtetet sovrane, të mbajnë përgjegjësi për popujt e tyre. Me nënshkrimin e marrëveshjes me ndërmjetsim midis Serbisë e Kosovës të arritur në Ushington me 4 shtator 2020, Presidenti Trump u erdhi në ndihmë jo vetëm popullit shqiptar e serb, por parandaloi edhe copëzimin e ardhshëm të Europës.
Në kundërshtim me frymën neoliberale që nxit lidershipi i Europës Perendimore, Presidenti Trump është sovranist. Ai nuk mbështet emigracionin e pa ligjshëm sepse popujt duhet të kërkojnë zgjidhjen e problemeve nga qeveritë e tyre, që ka qenë qëllimi i kërkesave për pavarësi e sovranitet.
Duke qenë dhe njeri i biznesit Presidenti Trump është më i ndërgjegjshëm për rolin
rregullator të shtetit, për shkak se zhvillimet e dekadave të fundit në Kinë kanë vënë në dyshim epërsinë e sistemit të ekonomisë së tregut të lirë, në krahasim me sistemet autoritare. Këtë e provon krahasimi midis arritjeve në demokracinë indiane dhe në sistemin autoritar të Kinës. Të dy vendet kanë patur një shkallë të përafërt të zhvillimit të forcave prodhuese në rastin e pavarësisë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Ato kanë dhe popullsi përafërsisht të barabartë: Kina 1,350 milion banorë, India rreth 1,300 milion. India ka qenë historikisht e privilegjuar sepse ka patur tokën më pjellore në planet. Ajo sot ka në dispozicion 189.176 milion ha tokë bujqësore ndërsa Kina ka vetëm 123.801 milion ha, në shifër absolute mbi 65 milion ha ose 52.806 për qind sipërfaqe të tokës bujqësore më pak se India. Në një intervistë të muajit shtator 2020, ministri i jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, deklaroi se duhet ti njihet merita në qeverisje lidershipit të Kinës që realizon një product të përgjithshëm katër herë e gjysëm deri pesë herë më të madh se të Indisë. Ai theksonte se këto arritje janë realizuar me investimet e ndihmën amerikane, që nuk i janë ofruar Indisë. Në pyetjen, nëse është më mirë të jetosh i lirë dhe të kesh të drejtën të vdesësh nga uria në rrugët e Kalkutës, apo të jesh nën një qeverisje autoritare me më pak liri, por në Shangai e Kinë të ushqehesh pesë herë më mire se në Indi, nëntëdhjetë e nëntë për qind e njerëzve do pranonin versionin e dytë.
Maocedunizmi, i finalizuar me Revolucionin Kulturor Proletar, dhe investimet amerikane në teknologjinë e lartë, e kanë tjetërsuar popullin e madh kinez. Sot kinezët nuk janë as Kong as Budistë, mbasi kanë hequr dorë nga trashëgimia dhe janë populli më i ri. Papa Gjon Pali II, në veprën “Të kapërcehet pragu i shpresës”, shkruante: “Ndriçimi” i provuar nga Buda reduktohet në bindjen se bota është e keqe, se është burim të ligash dhe vuajtjesh për njeriun. Për t’u çliruar nga kjo e keqe duhet të çlirohemi nga bota, duke këputur fijet që na lidhin me realitetin e jashtëm: pra, lidhjet që ekzistojnë në përbërjen tonë njerëzore, në psikikën tonë dhe në trupin tonë. Sa më shumë të çlirohemi nga këto lidhje, aq më shumë bëhemi indiferentë për ç’ka në botë, dhe aq më tepër çlirohemi nga vuajtja, domethënë, nga e keqja që na vjen nga bota.” Sot kinezët, kanë fituar besim të plotë në aftësitë e tyre për transformimin e botës dhe jo për të ikur prej saj si i këshillonte Buda. Ata i kanë tejkaluar shumë ambicjet e kryetarit Mao Ce Dun që shprehej edhe se, japonezët nuk duhet të na kërkojnë falje për pushtimin, sepse sollën zhvillimin e Kinës dhe kanë meritë se i shpallën luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot, ata janë konkurentë me SHBA edhe në teknologjinë 5 G, ndryshe nga sa mendonte timonieri i madh, se: “Kina nuk mund të shpresojë të arrijë Shtetet e Bashkuara në industrinë e saj me specializim të lartë.” Kina sot, jo vetëm që është konkurente me SHBA, Europën Perendimore dhe të tjerët, por kinezët ndjehen të aftë për të marr lidershipin e zhvillimeve botërore. Pas thyerjes së kastave në Revolucionin Kulturor Proletar dhe heqjes dorë në një kohë të shkurtër nga qytetrimi Kong dhe Budizmi i formuar në mbi dy mijë vjeçarë, kinezët mund të ndjehen jo vetëm të barabartë por dhe superior e të bëhen të rrezikshëm.
Prandaj për këto, e shumë arsye të tjera, rizgjedhja e Presidentit Trump më 3 nëntor 2020 është domosdoshmëri historike për SHBA. Partisë Demokratike duhet t’i njihet merita se në dekadat e fundit ka mbajtur gjallë ëndrrën amerikane, ku askujt nuk i vihen barriera për shkak rrace, gjendje shoqërore ose origjine. Kjo parti në dy fushata zgjedhore u përfaqësua nga Barak Obama, me baba afrikan nga Kenia dhe i rritur jetim, që fitoi postin e Presidentit të SHBA, në dy mandate 2008-2016, ndërsa në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 për postin e zv/presidentit të SHBA ka kandiduar Kamala Harris, me nënë indiane e baba negër nga Xhamajka dhe e rritur pa praninë e dy prindërve, që ka kryer dhe detyrën e prokurorit të shtetit dhe të senatores. Jo vetëm në shtete islamike, ose në ato me qeveri autoritare, por as në shtetet e Bashkimit Europian asnjeri prej tyre nuk do të punësohej as si nëpunës i thjeshtë në administratën publike. Këtu qëndron madhështia e Bashkimit Amerikan. Pas fitores së Trump më 3 nëntor 2020, ndoshta edhe në mandatin e ardhshëm, të dy partitë e mëdha në SHBA duhet të dalin me kandidatura që vijnë nga jashtë politikës, e nuk janë përgjegjëse për gjendjen e krijuar, dhe që të kenë mundësi të udhëheqin ndryshimin.
Tiranë, më 7 tetor 2020 Avokat Gjet KOLA