Pse ia hoqi brekët Sgarbit, Edi Rama në Palasë?

Një grup vilash në jug të Shqipërisë kanë shërbyer këtë javë si dekor për një seance striptizmi nga i mirenjohuri Vittorio Sgarbi. Po si është e vërteta e kësaj shfaqje që u inskenua si një mbytje e lënë përgjysmë e politikanit dhe kritikut të famshëm italian.

Ja se si:

Biznesmenët që kanë ndërtuar në atë zonë prej disa vitesh kërkojnë të peshkojnë figura të njohura të sportit apo show bizit ndërkombëtar për ti përdorur për reklame për shitjen e vilave në Palasë.

Në disa raste u tha se aty do merrte një vile Zlatan Ibrahimviç, futbollisti i famshëm suedez, etj,. Më pas Rihana. Por si të gjenin zgjidhje për marketingun e biznesit të tyre? Kërkuan ndihmën e kryeministrit Edi Rama që të mund të sillte ndonjërin nga miqtë e shumtë të huaj që ai ka, siç ndodhi para një viti edhe me ish-Presidentin Sarkozy, të cili Rama e çoi në Kep Merli në Ksamil, përballë Korfuzit.

Pasi u mendua gjatë, mori në telefon Viti Sgarbin dhe e ftoi të kalonte një weekend gratis në vilat e sapo ndërtuara ku ai bëri një set fotografish me punëtorët përballe grilave të shtrenjta të një vile. Mirëpo, me sa duket kjo nuk mjaftoi dhe Sgarbi vendosi se për publikun italian do ishte më joshëse nëse ai do hiqte brekët aty ku ka shkelur Cezari me Pompein. çka ai e përmendi në Facebook e tij duke folur për Palasën. Për ta bërë më intriguese dhe që vëmendja publikut të drejtohej drejt Jugut të Shqipërisë, Sgarbi vendosi të mbytej dhe natyrisht që mbytjen duhej ta xhironte sepse ndryshe nuk do të kishte efekt.

Më pas dihet çfarë ndodhi. Sgarbi shkoi drejt ujit ndërkohë që vajza e tij e shihte dhe asnjë moment nuk rrezikoi të zhytej sepse në çdo rast afër tij ishin dy bodygardë dhe dikush që po filmonte. A mund të mbytet një njeri në prani të kaq shumë vetave dhe madje duke u filmuar. Vitorio Sgarbi mund të jetë larë dhjetë herë për dy ditë në Palasë, por vetëm kur do mbytej dikush vendosi ta filmonte për ta nxjerre pa brekë, siç thotë ai vete në Facebook e tij personal. “U pagëzova në Palasë”,- shkruan Sgarbi lakuriq.

Reklamë e brilante për Jugun e vendit dhe ata që e futën në ujë Sgarbin.

SHKARKO APP