Pse jam kundër asaj që e quajnë “Ribashkimi i PD”?
Nga Alban Daçi
Sa herë PD kalon kriza gjithmonë janë hedhur ide të ribashkimit të PD! Po pse jam kundër kesaj teze?
Së pari partitë politike përbëhen nga njerëzit që për shkak të natyrës apo edhe për shkak të zgjedhjeve personale, ata nuk janë e nuk mund të jenë të përhershëm! Në çdo forcë politike edhe në vende me demokraci të brishtë, ka lëvizje elitash, largime dhe prurje të reja.
Së dyti, një pjesë e mirë e tyre janë larguar nga PD me dëshirën e tyre duke provuar eksperienca të reja politike dhe profesionale.
Së treti, historia e PD ka dëshmuar se të gjithë të larguarit nuk kanë marrë as 1% të votave pasi janë larguar nga sigla e Partisë. Pra, kjo ngre një dilemë të madhe se: nëse i kanë dhënë PD me angazhimin e tyre apo nëse i kanë marrë asaj? Figura shumë të rëndësishme të PD si: Patozi, Topalli e Topi u larguan, krijuan partitë e tyre e nuk arritën as veten e tyre ta dërgonin në Parlament.
Së katërti, teoaria e ribashkimit në thelb është një teori që bazohet mbi qylin dhe ka për qellimin për të rikthyer të “vjetrit” edhe njëherë në pushtet e privilegje, pasi në fakt ciklin e tyre me angazhimin politik e kanë mbyllur tashmë!
Së pesti, përse duhet të mbajmë kokën nga ata që janë larguar, provuar e nuk kanë asgjë të re për të dhënë e të mos investojmë e të mos besojmë tek të rinjtë e të rejat që kanë pasionin, energjitë dhe inteligjencën për ta ringritur PD duke i garantuar asaj një të ardhme shpresëdhënëse?
Ideja e ribashkimit është në fakt një ide komuniste qe e thellon krizën në PD, që stimulon përjetësinë e pushtetit e bashkë me të edhe abuzimet që ai sjellë.
Ribashkimi i PD është një justifikim për ta mbajtur peng PD duke e orientuar atë drejtë trashëgimisë së pushtetit e duke e larguar atë gjithnjë e më shumë nga orientimi demokratik! Ribashkim në fakt do të thotë ribashkim i një klani që për vite e ka përdorur PD. Ky lloj ribashkimi është ribashkimi i të kaluarës dhe shkatërrim i PD!