Pse mbajnë nuset buqetë?

Për shumë shekuj ka qenë traditë që në dasmë nusja të mbaj një buqetë me lule. Por si ka nisur kjo? Nëse ju mendoni se arsyeja e kësaj tradite është për t’u dukur bukur e keni gabim. Ne ju zbulojmë më poshtë si ka filluar ajo.

1-Shëndeti i mirë

Në mesjetë, nuset besonin se përgatitja e një buqete me lule do ndikonte mirë për shëndetin, dhe do e mbronin nga sëmundjet. Ato vendosnin në buqetë barishte dhe erëza që ndikonin për një shëndet të mirë.

2-Fati i mirë

Nuset besonin se lulet ishin fatsjellëse, prandaj dhe në ditën e dasmën ato kishin një të tillë. Kjo gjë ende besohet edhe në kohët e sotme. Prandaj edhe buqeta është një nga detajet kryesore në këtë ditë të lumtur.

3-Era e mirë

Në shekujt 15 dhe 16, njerëzit nuk para laheshin shpesh si në ditët e sotme. Një muaj para se të martoheshin, nuset i kushtonin shumë vëmendje aromës së tyre. Ditën e dasmës, kjo aromë përforcohej duke mbajtur një tufë me lule.

SHKARKO APP