Pse Meghan i vesh këpucët një numër më të mëdhaja?

Këtë javë, në garën e hipizmit “Royal Ascot 2018”, Meghan Markle veshi këto këpucë dhe njerëzve nuk u shpëtoi një detaj i vogël: këpucët i rrinin pak të mëdhaja.

Ato ishin lëkurë e zezë, me majë dhe pak takë. Tani, cila është arsyeja që Meghan shkoi veshi këpucë jo në numrin e saj?

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertja e fashion- it Harriet Gavey zbuloi për “The Sun” se me shumë mundësi kjo ishte një gjetje e zgjuar nga ana e Dukeshës.

“Të famshmit përgjithësisht i blejnë këpucët 2 numra më të mëdhenj për të shmangur fërkimin dhe bashkë me të edhe flluskat e dhimbshme. Nuk ka gjë më të keqe se një palë këpucë të parehatshme dhe kur njerëz si Meghan rrinë me taka gjatë gjithë kohës, këmbët fryhen. Enjtja shkakton irritim në pjesën e thembrës dhe fërkim veçanërisht brenda gishtit të madh të këmbës. Probleme që prej kohësh është përfolur se i ka Victoria Beckham, një adhuruese e zjarrtë e takave.”

Nga ana tjetër Harriet tha se nuk është aspak e lehtë të ecësh me këpucë që të rrinë të mëdhaja, madje është një sfidë më vete.

“Një hile që bëhet zakonisht është kjo: merret pak pambuk dhe futet në mes të gishtërinjve. Kjo lind nevojën që këmba të kërkojë më shumë hapësirë në këpucë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?