Pse na duhet matematika? 5 përgjigje brilante të profesorit

Jeremy Kun, një profesor matamatike hasej shpesh me pyetjen që nxënësit i bënin: ”Pse më duhet matematika, për çfarë do na shërbejë sinusi, kosinusi, integralet e gjeometria?”. Ndryshe nga pjesa më e madhe e kolegëve të tij, Kun nuk u bë aspak konfuz dhe dha 5 arsye se pse matematika është e rëndësishme. Sipas tij matematika është e ngjashme me situatat që na ndodhin në jetën e përditshme.

Matematika të mëson të pranosh kur e ke gabim

Dhe jo vetëm pranon gabimin, por ke mundësinë edhe ta korrigjosh atë. Dhe mos u shqetëso nga gabimet sepse nga ato mëson rrugën e duhur.

Të zgjedhësh fjalët e duhura e korrekte

Preçizioni është mirësjellja e matematikës. Ashtu si dhe çdo fenomen në jetë ka një definicion të qartë dhe precis.

Të mendosh hap pas hapi

Të zgjidhësh një problem matematike është si të luash shah. Çdo lëvizje e pamenduar mund të të çojë në pasoja katastrofike. Edhe gabimi më i vogël mund të shkatërrojë çdo gjë, kështu që mendoni mirë.

Jo si të gjithë, por në mënyrën tënde

E rëndësishme është t’i zgjidhësh problemet në jetë, ashtu si ushtrimet e matematikës, por nuk do të thotë se të gjithë kanë të njëjtën mënyrë, secili ka të tijën.

Të mos dorëzohemi kurrë

Nëse nuk e zgjidh ti një problem, atëherë me siguri do ta bëjë një tjetër. Kështu që pse të mos jesh ti i pari?!

SHKARKO APP