Pse në konfliktin Turqi-Greqi, SHBA preferon Turqinë
Nga Thanasis Tsekouras*-Analizat e politikës së brendshme greke, rreth takimit Trump-Mitsotakis nuk janë me një interes të veçantë. Përkundrazi, ato kanë shume kontradikta. Shikoni vlerësimin e njërës anë te politikës greke: një fiasko, një goditje, një buqete lulesh nga Trump per Mitsotakis. Sikur ky takim të ishte gjëja më e thjeshtë në botë për Mitsotakis, te detyronte SHBA të diskutojnë avantazhet dhe disavantazhet e Mesdheut Lindor, në një kohë që superfuqia është në prag të luftës me Iranin. Ky diskutim është interesant, por është i përshtatshëm vetëm për fëmijët e fillores.
Por, as pala tjetër nuk e ekzagjeron: vizita ishte e suksesshme, Mitsotakis i shtroi te gjitha problemet para Trump dhe deklaroi “ne morëm atë që mundëm”. Pyetja është: çfare kemi marre saktësisht? Asnjë fjalë, një indiference dhe një formulim te paqartë qe doli nga “superfuqia”. Nëse duam te fitojmë diçka në të ardhmen, nga vizita e Mitsotakis në SHBA, atëherë kjo do të kërkoje një ushtrim të sinqertë dhe këmbëngulës të realizmit. Nga takimi Mitsotakis-Trump, ne nuk morëm asgjë dhe as nuk mund të merrnim gjë. Sepse Greqia ka rënë shumë poshtë në shkallën e hierarkive të strategjisë ndërkombëtare të SHBA. Për dallim nga fqinji “i paparashikueshëm”, i cili ka përmirësuar në mënyrë dramatike praninë e tij ndërkombëtare.
Realiteti mund të jetë i pakëndshëm, por për fat të keq ky është realiteti. Turqia e Erdoganit ka fituar vitet e fundit karakteristikat e fuqisë, si në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Mesdheun Lindor. Provat janë të qarta për t’u pare, madje edhe me sy të lirë. Në të ashtuquajturën botë të krijuar nga luftërat amerikane, “Pranvera Arabe” dhe shembja e regjimeve të mëparshme autoritare janë kudo një “treshe” e protagonistëve ndërkombëtarë, të cilët, përmes aleancave, kundërshtimeve dhe garave, bëjnë “ditën dhe natën” . Në krye të këtij “trinitetit” janë SHBA e Trumpit, Rusia e Putinit dhe Turqia e Erdoganit. Evropa mbetet një “xhuxh” i pallogaritshëm në ekuilibrin e fuqisë, ndërsa lojtarë të tjerë të fuqishëm (nga Arabia Saudite në Iran) luftojnë për t’u ngjitur në një nga majat e trinitetit.
Turqia po rifreskon vazhdimisht përbërësit e saj të energjisë për të konsoliduar pozicionin e saj pranë SH.B.A. dhe Rusisë. Edhe në dimensionin e “fuqisë së butë”, duke e zgjeruar hegjemoninë e tij brenda botës islame, edhe në dimensionin e “fuqisë së fortë”, duke zgjeruar përfshirjen e saj ushtarake në të gjitha “frontet e nxehta”, nga Somalia dhe Siria, deri në Libi.
Pra, nëse “tabloja e madhe” që po përshkruajmë është e saktë, atëherë e vërteta e hidhur është e qartë: SHBA i trajton Turqinë dhe Greqinë me kritere të ndryshme. I pari trajtohet si një “faktor strategjik” në rajon, ndonjëherë aleat dhe ndonjëherë konkurrent. Ndërsa Greqia trajtohet si një “specialitet”. Natyrisht nuk është e thjeshtë të korrigjosh çekuilibrin e forcave. Por nëse duam të rrisim shanset për një korrigjim dikur në të ardhmen, atëherë kushti i parë është realizmi. Pavarësisht se sa e pakëndshme mund të jetë, duhet ta pranojmë.
*Analist i ProtoThema (Athinë)