Pse një bërryl është personi i vitit 2017? (FOTO)

Fytyrat e pesë grave, duke përfshirë Taylor Swift dhe Ashley Judd, janë në kopertinën e Time Magazine si njerëzit e vitit 2017. Këto gra përfaqësojnë ato që thyen heshtjen dhe treguan publikisht historitë e tyre të përdhunimit e ngacmimit seksual.

Në cep të kopertinës, vihet re një bërryl, pa fytyrë, pa trup, i paidentifikueshëm. I përket një punonjëse spitalore nga Teksasi, një viktime e ngacmimit seksual që pati frikë nga pasojat nëse do të dilte publikisht.

Ajo ndodhet në kopertinë si një akt solidariteti për gjithë viktimat në botë që nuk gjejnë guximin dhe kurajon të akuzojnë sulmuesit e tyre. Është një simbol, si të thuash, për milionat e njerëzve në botë që janë gjendur nën një situatë të ngjashme me gratë në kopertinë, e nuk e kanë kuptuar ende që faji s’ishte i tyri.

SHKARKO APP