Pse njerëzit fiksohen pas filmave horror?
Filmat e frikshëm janë nga ato gjëra që ose do t’i shohësh gjatë gjithë kohës ose i shmang dhe nuk bën asnjë lloj kompromisi tjetër. Llogjikisht, njerëzit duhet të vrapojnë nga gjërat që i ngjallin frikë, por zakonisht nuk ndodh kështu me filmat horror. Nëse ndaloni dhe e mendoni këtë që po themi do të konfuzoheni për pak, por do ta kuptoni që na ndodh të gjithëve.
Aq sa kemi frikë nga çfarë na pret gjatë filmit, aq jemi kureshtarë dhe entuziastë për ta parë gjer në fund. Ka një arsye të veçantë pse njerëzit e pëlqejnë dhe madje ndihen komodë kur shohin një film të këtij zhanri.
Bazuar në një studim të publikuar tek “Journal of Media Psychology”, njerëzit kanë tendencën për të parë filma të frikshëm për një sërë arsyesh: tensionin, misterin dhe shkëputjen nga realiteti.
Për disa, një film i tillë është një eksperiencë e gjallë drejt një historie që i mban të shokuar dhe në suspancë. Ata që i shohin duke menduar se gjithçka është fiktive, e shijojnë filmin duke menduar gjithë kohës se asgjë nga çfarë po ndodh s’është e vërtet. Për ta është argëtim dhe qejf! Ndjesia që filmat horror të shkaktojnë është shkaku kryesor pse ti i kthehesh gjithnjë atyre.
1. Njerëzit e pëlqejnë ndjesinë që ju jep frika.
Të gjithë ne reagojmë ndryshe ndaj gjërave që kemi frikë. Thuhet se njerëzit që janë të dhënë pas filmave horror, e shijojnë ndjesinë dhe tensionin që iu shkakton frika.
2.Filmat horror të lidhin më shumë me njerëzit që ke rrotull teje gjatë asaj kohe.
Jo pa qëllim terapistët e çifteve sugjerojnë që filmat horror t’i shihni me partnerin. Kur shihni një film të frikshëm, tërheqja mes ju të dyve shtohet. Përveç kësaj, afroheni edhe më me njeriun tek i cili po mbështesni shpatullën gjatë sekuencës së tmerrshme.