Pse nuk mund të infektohemi 2 herë me koronavirus?

Nga Alessandro Ferro, Il Giornale

Ndoshta kemi përgjigjen përfundimtare, po aq e rëndësishme sa vaksina: ata që sëmuren nga Covid-19 nuk mund të preken sërish, antitrupat i mbrojnë nga rikthim i virusit.

‘Nature’ i beson

Nëse e thotë ‘Nature’, një nga revistat shkencore më prestigjioze në botë, duhet ta besojmë edhe ne, ose të paktën të shpresojmë që kanë të drejtë. Në fakt, kohët e fundit komuniteti shkencor ka mbajtur qëndrime të ndryshme mbi rrezikun e përsëritjes së sëmundjes.

Studimi, i aprovuar nga komisioni i etikës i Universitetit Mjekësor Kinez Chongqing, konfirmon se pacientët e rikuperuar nga Covid-19 prodhojnë antitrupa ndaj virusit edhe pse në sasi të ndryshme.

Studiuesit kinezë kanë analizuar 285 pacientë të prekur nga virusi: brenda 19 ditësh nga simptomat e para të sëmundjes, 100 përqind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për imunoglobulinën antivirale G.

Ky rezultat e bën të besueshme, madje të rëndësishme se antitrupat e krijuar nga trupi ynë janë mbrojtës dhe kështu sëmundja nuk mund të përsëritet më.

 

Drejt imunitetit?

Duke folur për antitrupat, shumë sëmundje mund të merren vetëm një herë në jetë, sepse organizmi prodhon një imunitet të fortë që na mbron gjatë jetës për sëmundje të tjera, megjithatë mund të ketë një ‘rikthim’ në rastet kur antitrupat nuk janë afatgjatë, siç ndodh me hepatitin C, kur pacientët e shëruar prodhojnë shumë antitrupa kundër virusit, por nuk ofrojnë mbrojtje kundër një ri-infeksioni, shpjegon virologu Roberto Burioni.

Vaksina mund të prodhohet më shpejt se sa pritej

Në një lajm tjetër të mirë, koha për të pasur vaksinën e parë është shkurtuar ndjeshëm, ajo mund të jetë gati në shtator.

Nëse ndodh kjo, merita do të ndahej në mënyrë të barabartë mes kompanisë sonë italiane, Advent-Irbm, e cila po bashkëpunon  me shkencëtarët e Institutit Jenner të Universitetit të Oksfordit, i njohur nga New York Times si ekipi më i përparuar kërkimor.

Kjo u konfirmua nga Matteo Liguori, menaxher i kompanisë romane. “Deri në fund të muajit maj do të testohen gjashtë mijë vullnetarë, të cilët do të bëjnë vaksinën”.

Eksperimentimi ka filluar tek njerëzit

Kompania me qendër në Pomezia njoftoi se kishte kaluar direkt në fazën e testimeve klinike te njerëzit, bazuar në rezultatet laboratorike, duke e konsideruar vaksinën si jo-toksike dhe efektive.

Vaksina do të shfrytëzojë  potencialin e një virusi të aftë për të transportuar menjëherë antigjenet Sars-Cov-2, të afta për të stimuluar reagimin imunitar në trup: në rast të një kontakti me Covid, sistemi imunitar do të aktivizohej menjëherë.

SHKARKO APP