Pse partnerët marrin hijen e njëri-tjetrit? Shkenca tregon se…

Vitet kalojnë dhe kështu shtohen njerëzit që i drejtohen një çifti duke iu thënë: Ju të dy ngjani shumë me njëri-tjetrin. Çdo çift kanë shumë gjëra të përbashkëta, madje disa kanë tipare të ngjashme të fytyrës. Por ka çifte që duken vërtetë sikur janë motër e vëlla. BrightSide ka vënë re një tendencë të tillë dhe vendosi të gjejë e më pas të tregojë se çfarë mendojnë shkencëtarët për këtë fenomen.

1- Thonë se një burrë zgjedh një grua që ngjason me nënën e tij. Edhe shkencëtarët konfirmojnë se zgjedhim partnerë të cilët jo vetëm që duken si ne, por edhe si prindërit tanë. Faktorët më të rëndësishëm këtu janë ngjyra e flokëve dhe syve.

2- Robert Zanjonc, një psikolog social amerikan, krahasoi fotografitë e çifteve në ditën e tyre të dasmës me ato 25 vjet më vonë. Studimi i tij tregoi se edhe nëse një burrë dhe një grua nuk kishin aspak ngjashmëri  rreth 25 vjet më vonë ata dukeshin habitshëm njësoj. Një tjetër fakt nga sondazhi i tij tregon se sa më shumë lumturi martesore ka një çift, aq më e madhe është ngjashmëria e tyre, kryesisht në fytyrë.

3- Eksperienca të njëjta: Historitë e secilit ndikojnë në gjendjen emocionale dhe në gjuhën e trupit. Historinë e tyre ua lexojmë nga fytyra, thotë një shprehje.

4- Pëlqejmë njerëz që ngjasojnë me vetë ne. Pra tiparet e fytyrës, ngjyra e syve, nëse jemi brunë kemi gjesa të pëlqejmë gjininë tjetë (ose të njëjtë) që po ashtu është brun.

Por në fund të fundit, rëndësi ka dashuria e sinqertë dhe e përjetshme si rasti në foton më sipër.

SHKARKO APP