Pse po qesh Robert Ndrenika? Gentian Zenelaj tregon arsyen

Aktori i njohur tashme Gentian Zenelaj ka postuar në rrjetet sociale një foto të tij me aktorin e madh Robert Ndrenika një nga më të dashurit për publikun

Përmes një fotografie, Gentian Zenelaj ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen për aktorin e madh. Në këtë postim ai ka treguar se është Ndrenika ai i cili e bën të dojë profesionin e aktorit.

“E bëra të qesh se ka qenë i mërzitur këto kohë. Të kam xhan o njeri…shumë xhan… Je arsyeja pse e dashuroj këtë profesion. Je idhulli im”,- ka shkruar Zenelaj krahas fotos.

Robert Ndrenika është një ndër aktorët që ka folur hapur dhe ka treguar se është kundër prishjes së teatrit. Mesa duket kjo i ka krijuar atij dhe pakënaqësi dhe mërzitje.

SHKARKO APP