Pse të gjithë duhet të mbajmë maska ​​për fytyrën?

Maskat për fytyrën janë një simboli i kësaj epoke pandemie, për t’u mbrojtur nga armiku i padukshëm i cili mund të jetë në çdo cep. Disa persona zgjedhin të mbrohen me shall, ndërsa të tjerë vendosin bluzën rreth gojës.

Nëse disa muaj më parë, një person me maskë në publik tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, tani ato janë bërë një pjesë normale e jetës. Dhe tashmë që qeveritë po vendosin lehtësimin e masave nëpër botë, një numër i madh personash po zgjedhin të vazhdojnë të mbajnë maska.

Në ditët e para të pandemisë shumë vende këshilluan qytetarët e tyre që të mos vendosin maska nga frika se personeli shëndetësor do të mbetej i pambrojtur. Por tashmë shtete të ndryshme në SHBA po sigurojnë maska për të gjithë ata persona që kanë dëshirë.

Por a japin vërtet efekt maskat në luftën tonë kundër Covid-19?

Për të kuptuar se pse funksionojnë maskat në fytyrë duhet të shikoni se si përhapet ai.

Sapo infekton dikë Sars-Cov-2 i rrëmben qelizat e tyre për t’u ripërtëritur vetë. Kur një person kollitet ai mund ta përhapë atë në ajër përmes disa pikave të vogla.

Një kollë e vetme mund të prodhojë deri në 3000 pikëza, ndërkohë që një tjetër tezë është se virusi përhapet edhe përmes të folurit.

Kur dalin nga goja pikëzat e vogla përhapen në sipërfaqe pranë personit të infektuar dhe mund të qëndrojë në ajër për disa orë. Ekzistojnë edhe disa raporte që thonë se koronavirusi mund të përhapet përmes ventilimit.

Virusi është gjetur në pikat e aerosolit të paktën deri pas tre orëve, ndërkohë që një studim i fundit i pabotuar ende thotë se ai vazhdon të jetë infektiv edhe pas 16 orësh.

Një hetim epidemiologjik në Kinë tregoi se virusi transmetohej më tepër në ambiente të brendshme, veçanërisht nëpër shtëpi, restorante, kinema dhe dyqane. Në këtë hetim u gjet vetëm nj nju shembull kur një person ishte infektuar ndërkohë që po qëndronte jashtë.

Shenja të virusit janë gjetur edhe në tualete dhe dhoma të përdorura nga persona të infektuar me Covid-19.

Ben Cowling, drejtues i epidemiologjisë dhe biostatikës në Universitetin e Hong Kongut thotë se maska për fytyrën mund të ndihmojë për të zvogëluar transmetimin në komunitet, veçanërisht në transportin publik ose vende të tjera të mbushura me njerëz.

Ai së bashku me kolegët e tij një studim ku duket efektiviteti i maskave të fytyrës për të parandaluar përhapjen e virusit nga njerëzit e infektuar. Ata zbuluan se një maskë standarde kirurgjikale e fytyrës ishte e mjaftueshme për të zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme sasinë e virusit që del nga fryma dhe kollitjet e personave të infektuar.

“Një nga propozimet për heqjen e bllokimeve është që ne të përdorim testimin masiv së bashku me gjurmimin e kontaktit dhe karantinën. Nëse jeni identifikuar si një person i infektuar, departamenti i shëndetësisë mund të gjurmojë anëtarët e familjes tuaj, kontaktet tuaja sociale dhe kontaktet tuaja profesionale, por është shumë e vështirë të gjurmoni se kush ishit ulur pranë në autobus ose tren” thotë Cowling.

/abcnews.al

SHKARKO APP