Pse teknikisht është e sigurt fitorja e Bashës për kreun e PD!

Nga Alban Daci –
Garat brenda partive politike shqiptare kanë qenë të diskutueshme, thuajse gjithmonë nën kriterin e rregullave demokratike. Ka apsur apo jo garë demokratike! Zakonisht nëse shikojmë historinë e zgjedhjeve brenda partive shqiptare në këto 30 vite ka pasur dy konstatime
1. Proces fars e mungesë demokracie
2. Proces formal për shkak të fundit të lidershipi të liderit ekzistues dhe kalimit thuajsr me “testament” të pa shkruar tek pasardhësi.
Të dyja këto proces janë identifikuar me Ramën me rastin kur Nano hoqi dorë nga politika dhe nga Partia e me zgjedhjet e më vonshme kur Rama pati përballë Laknorin.
Tek PD kemi një histori krejt tjetër. Në periudhën e lidershipit të Berishës duke qenë ky i fundit shumë i fortë nuk kishte nevojë për garë sepse askush nuk e konkurronte atë. Personifikim i PD me Berishën ishte aq shumë i fortë sa ekzistenca e njërit justifikonte të tjetrës dhe anasjelltas. Madje, mund të themi se ekzistenca e Berishës ishte garanci për ekzistencën e PD. Me personalitetin e tij të fortë PD ishte përqendruar tek uni dhe kolegjialiteti ishte i panevojshëm kur flitej për drejtimin e PD.
Në 2013, pas humbjes së zgjedhjeve dhe për shkak të angazhimit të tij të gjatë në politikë dhe institucional, ai dha dorëheqjen e parevokueshme duke hapur kështu garën për pasardhësin e tij. Në një mënyrë me aktin e tij Berisha shpëtoi PD duke u dhënë mundësi të tjerëve, sepse nëse nuk jepte dorëheqje askush nuk e mundte dhe nuk e largonte. Pra, akti i dorëheqjes së Berishës mund te konsiderohet si akt demokratik dhe si dashuri ndaj partisë që e themeloi e drejtoi në momente te vështira, por edhe me suksese të konsiderueshme.
Për shkak të raportit të Berishës me militantët dhe po ashtu me drejtuesit, mund të themi se lidhja e partisë me kryetarin është një kulturë e fortë edhe sot e trashëguar nga periudha e Berishës. Në këtë realitet ai që garon për një mandat të ri në cilësinë e kryetari është gjithmonë më i favorizuar në garë.
Gara aktuale për kreun e PD përsa i përket metodave dhe statutit është një garë krejt demokratike, sepse kemi katër kandidat.
Megjithatë Basha është thuajse e sigurt që të rizgjidhet. Përse?
1. Për shkak të kulturës që kanë militantët dhe drejtuesit e kësaj partie me kryetarin.
2. Numri i lartë i kandidaturave favorizon vetëm Bashën! Pse? Tre kandidatët e tjerë që janë përballë Bashës ndajnë mes tyre votat që janë kundër tij. Kjo do të thotë se Basha ka votat e tij të majftueshme për tu rizgjedhur kryetar, ndërsa votat e kundërshtarëve ndahen mes tre kandidatëve duke mos siguruar asnjërin votat e mjaftueshme për tu zgjedhur. Pra, mund të themi egoizmi i tyre personal për karrigen e kryetarit dhe xhelozia personale apo inati personal ndaj Bashës do të jenë arsye ndëshkueshe për humbjen e tyre. Pra, do të ketë tre të humbur e një te fituar e ky është po Basha. Kjo tregon se ata nuk kanë unitet dhe po ashtu një kanë një strategji të mirëfilltë për të mirën e PD, por vetëm egoizmin e tyre individual për karrierë e pushtet!

SHKARKO APP