Pse Viti i Ri nis më 1 janar

Shumë vite më parë, Romakët kishin një zot të quajtur Janus. Ishte zoti i dyerve dhe
portave dhe kishte dy fytyra – një që shihte përpara dhe një që shihte mbrapa. Jul
Çezari mendoi se do të ishte i përshtatshëm që Janari, muaji emëruar pas Janusit, të
ishte dera drejt një viti të ri, dhe kur krijoi kalendarin Julian, e bëri 1 janarin ditën e
parë të vitit.

Për Çezarin, kalendari Julian ishte një vegël politike dhe një armë. Teksa ushtritë
romake pushtonin toka të reja, shpeshherë Perandoria i lejonte kombet e nënshtruar
të ruanin do zakone shoqërore dhe fetare. Pas krijimit të kalendarit, u vendos që të
përdorej në çdo cep të Perandorisë, jo thjesht për hir të konsistencës, por për t’i
kujtuar gjithë qyetarët mbi autoritetin romak dhe fuqinë e Çezarit.

Pasi Roma ra dhe Krishërimi u përhap në Europë, festimi i Vitit të Ri shihej si një rit
pagan, kështu që dita e parë e vitit u shpërngul në një datë më të përshatshme për
Krishtërimin. Disa shtete e nisnin vitin më 25 mars, ditën ku të krishterët festojnë
deklarimin e shtatzënisë së Marisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtete të tjera përdorën ditën e Krishtlindjes, 25 dhjetorin, ndërsa të tjerë përdorën të Dielën e Pashkëve, pavarësisht datës në të cilën binte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpeshherë, ky ndryshim reektohej vetëm në kalendarin qeveritar. Në
përditshmëri, 1 janari mbetej dita e parë e vitit, pasi njerëzit e zakonshëm, që s’i
përkisnin klergjisë apo familjeve mbretërore, s’shihnin asnjë arsye për ta ndryshuar.
Kaosi në kalendarë funksionoi për ca kohë, por një papë, të cilit i erdhi në majë të
hundës rrëmuja, i dha fund në Mesjetë. Një gabim në kalendarin e Çezarit bëri që viti
Julian të mos ishte në linjë me vitin diellor. Në vitin 1582, diferenca arriti 10 vite. Me kalimin e kohës, Ekuinoksi i Pranverës (dhe si rrjedhim, Pashkët) lëviznin datë dhe
Papa Gregori XIII u lodh nga rivendosja e festës. Gregori krijoi një kalendar të ri i cili
përdorte një ditë ekstra në fund të shkurtit çdo katër vjet për të qëndruar i rregullt.
Gjithashtu vendosi përfundimisht 1 janarin si ditën e parë të vitit.

Shumica e shteteve katolike e adoptuan me shpejtësi kalendarin Gregorian, por
shtetet protestante dhe të ritit lindor, hezituan pak. Protestantët u ankuan se
“Antikrishti Romak” po përpiqej t’i mashtronte, që të adhuronin ditët e gabuara. Kishat
e Ritit të Lindjes ndoqën kalendarin Julian edhe për disa shekuj, ndërsa Rusia adoptoi
kalendarin Gregorian pas revolucionit të 1917-s. Sot e kësaj dite, Kisha Ortodokse e
Lindjes ndjek ose kalendarin tradicional Julian ose të redaktuar për të organizuar
vitin liturgjik.

Me kalimin e kohës, kombet protestante lluan të përdornin kalendarin Gregorian.
Shumica ama, ndryshoi llimin e vitit shumë kohë para se të adoptonin gjithë
kalendarin. Anglia, Irlanda dhe kolonitë britanike bënë 1 janarin llimin e vitit në llim
të 1753-shit – Skocia e kishte bërë këtë ndryshim 150 më parë, por priti deri në
shtator për të përqafuar plotësisht kalendarin e ri. Lëvizja e vonuar ishte me shumë
mundësi, simbolike, pasi bashkoi kalendarin qeveritar me atë të njerëzvve para se të
bashkonte kalendarin qeveritar me atë të Papës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?