“Pse vrasja e Klodian Rashës është më e rëndë se George Floyd në SHBA”
Vrasja e të riut Klodian Rasha nga policia dhe përgjegjësia institucionale për këtë ngjarje të rëndë ishin në fokus të emisionit “Ju flet Moska” në Rtv Ora.
Myftaraj: Sot ka dhënë dorëheqjen Ministri i Punëve tëe Brendshme Sandër Lleshaj por vrasja e një qytetari në atë mënyrë nuk mund të mbulohet me dorëheqjen e Lleshajt. Ai ishte vetëm një figurë fasadë politike që bënte zhurmë në shtyp dhe në Shqipëri ka ende një Ministër të Punëve të Brendshme, derisa të lërë detyrën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu është Ministër praktik i Policisë.Përgjegjësia e vërrtetë në këtë histori është e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu. Kjo për rrethanat që u zhvillua ngjarja. Është një ngjarje shumë e rëndë, më e rëndë se vrasja e afro-amerikanit në SHBA. Ai u vra nga një polic lokal. Plumbi i këtij polici është plumbi i Ardi Veliut.
Shikoni videon e emisionit për analizën e plotë nga Kastriot Myftaraj: