Psikoterapisti shqiptar flet nga Britania: Ja cfarë ndodh me trupin tonë në izolim, fëmijët mbajini larg lajmeve!

Në një kohë kur shqiptarët duhet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, në kuadër të masave të marra nga qeveria për të mos lejuar përhapjen e COVID 19, në një lidhje me News 24, nga Britania flet psikoterapisti Dashamir Thaci.

Ai tha se njerëzit kur janë në izolim, qoftë edhe në shtëpi shfaqin shenja ankthi, madje bëhen edhe më të dhunshëm dhe kjo vjen si pasojë e kufizimit të lëvizjes.

“Kjo është një luftë e padukshme, por nga ana tjetër sjell rritje të ankthit dhe të panikut. Ose nuk ke oreks, ose mund të hash më shumë, ti nuk je në gjendje të kontrollosh emocionet. Kjo vjen ngaqë lëvizjet janë të kufizuara. Njerëzve iu lexohet trishtimi, mërziten më shumë, bëhen më të dhunshëm, prandaj duhet të merreni patjetër me dicka”,- këshilloi ai.

Sa për fëmijët, ai këshilloi të mbahen sa më larg lajmeve.

“Kur vizitoj Shqipërinë shoh shumë kanale televizive ku jepen këshilla dhe informacione, por në këto kohë duhet të dëgjojnë sa më pak lajme, sa më pak lajme negative. Të punojmë pak më tepër, t’ju shpjegojmë situatën. Fëmijët duhet t’i vëmë të bëjnë ushtrime fizike, të merren me një aktivitet brenda shtëpisë, edhe me yoga. Të qeshin sa më shumë, të krijojnë hapësira më shumë për të luajtur, por edhe të studiojnë”,- tha mjeku. /BW

SHKARKO APP