Publikohet fotoja e panjohur, kur Sali Berisha falej në xhami

Në rrjetet sociale është publikuar një foto e liderit historik të PD-së, Sali Berisha në një xhami.

Publikuesit thonë se fotoja është shkrepur në xhaminë e Kavajës dhe aty ka qenë si kryetar partie dhe jo si President.

Ishte periudha e parë e rikthimit të riteve të besimit me rihapjen e objekteve të kulteve, të cilat për një pjesë të popullsisë, ajo e edukuan nën ateizëm, ngjanin si diçka ekzotike.

Kështu që dhe pjesëmarrja ishte e madhe dhe madje me prezencë figurash politike, si në këtë rast. /BW

SHKARKO APP