”Punëtorët e pushimeve”

Nuk duket dhe aq ‘fair’ (e drejtë) të punosh kur të gjithë janë pushim, sidomos gjatë festave të fundvitit. Por ‘shumica e njerëzve’ nuk janë mjekë apo gazetarë, – si ju – me një sërë karakteristikash të mrekullueshme që ju bëjnë ju të mirë në atë që bëni.

Stafi i restorantit

Për disa profesione, festat tradicionale kërkojnë që të punosh, veçanërisht nëse punoni në një restorant dhe duhet t`i shërbeni një ‘turmë’ njerëzish që janë pushim. Një gjë që pothuajse çdo kuzhinier ose student i kulinarisë duhet të dijë, është se: pushimeve duhet t`u thonë “lamtumirë” sapo të fillojnë karrierën.

Dhe nëse punoni në një kazino ose në një ambient tjetër që  është i hapur 24 orë në ditë në 7 ditë të javës, pushimet e fundvitit mund t`i shihni në ëndërr. Por në këto raste, shumica e punëdhënësve e dinë këtë, dhe shpesh herë japin bonuse për të lehtësuar disi barrën e punës, ose japin pushime pas festave të fundvitit.

Infermierët dhe doktorët

 E njëjta gjë ndodh dhe për bluzat e bardha. Mjekët, dhe sidomos infermierët, janë në gatishmëri për çdo emergjencë që mund të ndodhë gjatë festave të fundvitit. Spitali ose institucioni, zakonisht përcakton datat që konsiderohen si festa. Dhe secila qendër zhvillon udhëzime për mënyrën se si do të mbulohen festat.

Gazetarët

Në një epokë të trazuar, media duhet të përcaktojë vlerat dhe parimet e saj, dhe në kohë pushimesh gazetarët duhet të punojnë. Lajmi nuk ndalet për askënd. Gazetarët e printit, gazetarët digjitalë, të televizionit dhe të tjerë, në të gjithë vendin do të vazhdojnë të raportojnë lajme gjatë gjithë festave.

Policia, zjarrfikësit dhe personeli i emergjencës

Për policinë, zjarrfikësit, personelin e emergjencës, Krishtlindjet dhe Viti i ri janë të zakonshme. Ata janë në shërbim 24 orë në ditë,  dhe festat nuk bëjnë përjashtim. Por, departamentet përpiqen të jenë sa më të  arsyeshëm, sidomos me oficerët që kanë fëmijë të vegjël – nëse ka nga ata që bien dakord, punojnë për festa për të marrë pushime më vonë- por kjo nuk ndodh gjithmonë.

Shërbimi ushtarak

Një nga punët e pakta që mund ta gjeni vetën lehtësisht duke punuar 365 ditë në vit. Ndërkohë që shumë ushtarë mund të kalojnë kohë me familjen në bazë, ose të kenë mjaft fat për të marrë pushim, shumë të tjerë do të mbeten në detyrë, qoftë në zona konflikti, në anije në të gjithë botën ose në detyrë.

SHKARKO APP