Puplat, thekët dhe kamoshi, trendi i sezonit Pranverë 2015

Ka disa rregulla që në jetë janë të padiskutueshme. Kjo edhe ndodh edhe në fusha të tjera, përfshirë edhe modën. Ajo çka vihet re në koleksionin Pranverë/2015 është se, në secilën prej veshjeve të sjella për këtë sezon kanë qenë tre marka që kanë ofruar tre veshje respektive dhe jo më kot themi se numri 3 personifikon një trend më vete. Më poshtë po ju njohim me modelet më të reja të pranverës dhe trende mbizotëruese.

Vjeshjet me pupla

Puplat kanë shënuar një kthim të befasishëm dhe triumfues në pasarela këtë sezon. Erdem u paraqit në pararelë me një fustan, nuancat e të cilit vërtiteshin mes blusë dhe jeshiles së lëmuar, i cili i mahniti të gjithë. Christopher Kane solli në koleksionin e tij një rikthim të stilit “alla monark” të periudhave të shkuara, konkretisht një xhaketë verore vishnje me jakë prej puplash dhe me bel të hollë.  Ndërsa Simona Rocha me veshjen e saj njëngjyrëshe, të krijonte përshtypjen se ishte e gjitha prej ajri.

Veshjet me thekë

Në fundvitin e 2014-ës, detajet e thekëve u vunë disi re në perëndim, ndërsa në sezonin e pranverës 2015 ato do jenë një prej trendeve mbizotëruese.

Veshjet tërësisht transparante

Stina e pranverës njihet ndryshe si koha e duhur për të rënë në sy dhe sigurisht fundet transparante disangjyrëshe janë tregues që pranvera ka trokitur.

Veshje me mëngë të varura

A nuk duhet të sjellë pranvera edhe risi në veshje? Mëngë të varura dhe të thurura që duken sikur rrinë shtrembër dhe sigurisht të sjella në ngjyra të këndshme pranverore janë një cilësuar si një nga trendet e kësaj pranvere. Markat e njohura si ICB, Hugo Boss, J Crew i sollën këto veshje në koleksionet e tyre për pranverën e 2015-ës.

Veshjet me kapuç

Ndoshta do t’ju duket i çuditshëm ky fakt, por edhe në garderobën e verës ka vend për veshjet me kapuç. Këtu është fjala për xhaketa të holla që u sollën në pasarela nga firma si Rag & Bone, J Crew, apo Marc by Marc Jakobs.

Veshjet me bel

Ky nuk është një rast minimal kundrejt maksimales, në vend të kësaj, mjaft marka kanë sjellë në koleksionet e tyre veshje, në të cilat fokusi kryesor është beli dhe duke i pajisur këto veshje me mjaft detaje tërheqëse. Rossie Assoulin i solli këto në koleksionin e saj të pranverë 2015. Fotot më poshtë e qartësojnë më shumë idenë.

Veshjet më pëlhurë të stampuar

Ka plot veshje të sjella posaçërisht për pranverën 2015 nga marka të ndryshme, por veshjet me pëlhura të stampuara janë cilësuar si më sharmantet dhe të veçantat në këtë sezon. Modelet e sjella nga Lela Rose pasqyrojnë ëmbëlsinë, tek ato të sjella nga Altuzarra dominon e çara deri lart dhe një rënie e lehtë.

Funde të veshura mbi fustane

Pse të vishni vetëm një fustan, kur mund të bashkangjisni një fund dhe t’i jepni veshjes suaj një pamje të re? Këto funde të stiluara mjaft këndshëm u sollën në pasarelë nga Ostwald Helgason, Peter Some dhe Tome.

Veshjet e kamoshit

Ne kemi menduar gjithmonë se veshjet e kamoshit janë posaçërisht për muajt e ftohtë, por tani stilistët janë duke e zbutur pak këtë “traditë” dhe po e përdorin kamoshin e zbehtë edhe në pranverë. AltuZarra, Jason Wu’s dhe Tibi sollën këto veshje në koleksionet e tyre për sezonin e pranverës 2015.

Përktheu: Sidorela Lepuri

SHKARKO APP