Pyetjet që stafi i “facebook” ju bën kandidatëve për punë

Shumica e procesit të intervistimit përfshin pyetje për ekspertizë teknologjike, megjithatë intervista përfshin edhe disa pyetje që s’kanë të bëjnë fare me teknologji. Telegrafi ju sjell disa nga pyetjet më të vështira që ua ka bërë stafi i “Facebook” kandidatëve potencialë për t’u punësuar në atë kompani.

1. Përshkruajeni personalitetin e një drejtori për të cilin nuk do të dëshironit të punoni sërish

2. Përse po kërkon punë tjetër e nuk po qëndron në punën aktuale?

3. Si do ta ndërtonit Facebook-un për njerëzit e verbër?

4. Nëse do të ishit në një sesion pyetje-përgjigje me Mark Zuckerberg, çfarë do ta pyetnit? Dhe përse?

5. A ka diçka të cilën urren ta bësh?

6. Ne jemi krenar për balancimin që e ofrojmë për punëtorët që të kenë mjaftueshëm kohë për punën dhe familjen. Sa shumë balancim ju nevojitet që të ndiheni të lumtur në dy aspektet e jetës tuaj?

7. Si do të të përshkruanin kolegët?

SHKARKO APP