Qafoku: Ja kush e vrau Ismail Qemalin dhe vrasësin e tij

‘I vetmi që vrau për ideal, Avni Rustemi’
Libri “100 vrasjet më të bujshme”
Gjenerali italian u vra se donte të ndante kufirin greko-shqiptar

Gazetari Roland Qafoku i ftuar në  emisionin “45 minuta”  të gazetarit Denis Minga në studion e Report TV, ka komentuar në lidhje me librin e tij “100 vrasjet më të Bujshme” në vendin tonë.

Në librin e Qafokut shpjegohen të gjithë rrethanat se si janë përgatitur vrasjet e figurave dhe personaliteteve të kohës, prapavijat dhe duelet për pushte madje deri tek ndërhyrjet e shërbimeve të huaja si iniciuese të vrasjeve.

Ai ka komentuar vrasjet nga më misterizet duke filluar nga Esat Pashë Toptani, Luigj Gurakuqi, Qemal Stafa, vrasjet e martirëve në qytetin e Shkodrës dhe dyshimet në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit.

Në pikëpamjen e Qafokut, Esat Pashë Toptani është vrarë pasi ka paguar të gjitha “kusuret”, sepse sipas tij , të afërm të tij kanë deklaruar se  Esati ecte mbi kufoma dhe vrasja nga ana e Avni Rustemit , konsiderohet si vrasje deri diku për ideale ndryshe nga vrasjet e tjera që kanë ndodhur për gjëra të shëmtuara.

Në lidhje me rrethanat dhe aludimet për  “Babain e Kombit”, Ismail Qemalin, se ai është helmuar apo është vrarë në Itali, ai thotë së është vrarë në një lokal në Perugia dhe në lidhje me këtë ngjarja faturon si të implikuar, Esat Pashë Toptanit. Ai e cilëson se në vendin ku jetonte Qemali, jetonin edhe katër shqiptarë  dhe menjëherë pas vrasjes janë larguar  nga Perugia.

Vrasja e Luigj Gurakuqit, i cili ka dhënë shumë kontribut për kohën, Qafoku e cilëson me prapavijë nga ana e serbëve, ndërsa Gurakuqi sipas  Qafokut , mbetet një vigan is htetit për kontributin e dhënnë për kohën dhe politikën.

Gazetari përmendi dhe vrasjen e bujshme te gjeneralit italian, Enriko Tellini në 27 gusht 1923, i cili kishte projektuar që kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë të ishte matanë Janinës. Por, vrasja e tij ndikoi që kufiri të tërhiqej në Konispoil, sipas Qafokut, Enriko Tellini zbulio nëpërmjet kërkimeve se gjuha shqipe flitej deri në Janinë dhe ishte pikërisht ky fakt, shkaku i vrasjes së tij.

Qafoku e cilësoi gjeneralin si një figurë që meritoin të rivlerësohet nga autoritetet aktuale dhe se dokumentet e tij duhet të përdoren edhe sot, kur Shqipëria dhe Greqia diuskutojnë për çështje të pazgjidhura mes tyre.

Pjesë nga nga Intervista e Roland Qafokut

Kush është vrasësi i Esat Pashë Toptanit?
Esati  ecte mbi Kufoma, pse u vra? është ai,  janë ato tradhti që ai ka bërë. Të gjitha këto janë të renditura dhe dihen tashmë. Avni Rustemi vrau Esat Pashë Toptanin dhe atë e vranë.
Themeluesin e shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalin, se është historia, ai është helmuar apo është vrarë?
Unë nuk kam dyshime, por ai është vrarë në një kafe që ka pirë në Perugia, dëshmia e pronarit që i ka lënë vajzës se si ma vranë në lokalin tim Ismail Qemalin. Unë kam bindjen dhe të gjitha thonë se e vranë. Dhe katër shqiptarë kanë jetuar në hotelin përballë dhe menjëjherë janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas kësaj ka gisht Esat Toptani.
Nga pavarësia  deri në vitin 39, cila sipas jush është vrasja më e bujshme?
Padyshim Esat Pashë Toptanit, sepse ka qenë dy herë Kryeministër dhe në bazë të rrethanave konsiderohet vrasja më e bujshme në të gjithë vrasjet e kryera në vendin tonë përgjatë të gjithë këtyre viteve.

Intelektualët si Luigj Guraqkuqi, çfarë njeriu ishte ai?
Ky ishte një vigan i shtetit shqiptar, ka qenë në poste të rendësishme, kjo është një vepër e intrigave të fshehta të Serbisë dhe kjo është një ngjarje po e rëndë në ekzekutimin e figurave të njohura për kontributete e dhëna prej tyrre në rrugën e konsolidimit të shtetit shqiptar.

Dy personat si Faik Konica dhe Fan Noli, a ka patur skenare për t’i vrarë?
Fan Noli ka jetuar 5 vite në shqipëri, ndërsa pjesën thetër e ka kaluar në edrene. Ndërsda Konica ishte edhe më larg nga  Noli. Reziku më i madh i ti

Kalojmë tek periudha komuniste, figura e e Qemal Stafës, vrasja e tij si vjen në këtë libër, ke sjellë ndonjë gjë?

Kam lexhuar raportet  e milicisë dhe cdo gjë është vrasje, ajo që më ka intriguar se të gjithë personazhet e tjera kanë një fund enigmatik.

Ka qenë kundërshtar me Enver Hoxhës?
22 vjeç ishte Qemal Staf, ai i përkiste një të ardhme, dhjetë vite më i madh ishte Enver Hoxha.

Këtu ju keni shumë fakte, që do të keni, si e shikoni rolin e Miladin Popovicit në Shqipëri?
Partinë Komuniste Shqiptare e themeloi Jugusllavia, kjo nuk ka asnjë dyshim. Mënyra se si do të funksiononte, ndarjet, kush do rri aty dhe kush këtu skanë asnjë dyshim

Nako Spiro, është një vrasje?
Nako Spiro është vrarë dhe kjo nuk ka asnjë dyshim,. Kjo e ndikuar nga konjukturat e kohës, Nako Spira shikohej si një rival i Enver Hoxhës. Fakti se nes Shqiopërisë dhe Jugusllavinë, në mëndjen e njerëzve vlerësohej si një bashkim me Jugusllavinë.

Mehmet shehu, vetëvrasje  apo vrasje? 
Ishte një moment se sot jemi të lirë tani, por atëherë ishte një moment terrori. Nuk është lejuar të bëhet autopsia e Shehut, para mund të them se ai është vrarë

Aleksandër Kondo një figurë jo nga politika,  vrasjen e tij si e shikoni?

E kam përzemër këtë personazh, edhe kur ecte në rrugë ai shfaqte sportivitet. Kalojë 200 kilogramë në peshë, shqiptarët nuk kishin  bukë të hanin në këtë kohë.

Është vrarë nga regjimi?
Patjetër,  nëpërmjet shërbimit  është vrarë në Amerikë, ai ishte një personalitet i madh i sportit, sepse ishte dhe djali i një ushtaraku dhe ky fakt peshonte shumë në këtë pjesë dhe mund të cilësonin si një veprim jo të mire nga ana e tij dhe  këtë. Ne vrasim për hicgjë, hakmarrje, dhe ato që kanë vrarë  nuk kanë patur asnjë ideal.Zgjedhjet e 31 marsit 1991, kishin fituar pësëri komunistët, por Shkodra nuk e pranonte këtë gjë dhe vrasjet janë bërë si kundërpërgjigje. Pastaj, mund të themi se ka patur prapavijë edhe nga malazezët dhe madje është fimuar vrasja nga TV Podgorica.

Dy vrasjet si e Azem Hajdarit dhe bankierit Artan Santos, si e komentoni ju zoti Qafoku?

Nuk më rezulton një vrasje politike, por si vrasje për gjakmarrje. Sepse edhe prokuroria ka këtë version për vrasjan e tij

Vrasja e Bankierit Artan Santo, është i vetmi bankier që është vrarë në Shqipëri?
Po vetëm një  rast, ndërsa në Rusi ky fakt ka ndodhur rëndom. Pastaj  për Varasjen e Santos kanë dështuar hetimet për ta zbardhur.

Kopertina e librit të gazetarit Roland Qafoku

LIBRI I QAFOKUT

SHKARKO APP