Që në 2015, 1 mln gra kryen kontrollin mjekësor bazë

1 029 823 gra të grupmoshës 35-70 vjeç kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë nga viti 2015, kur ka filluar ky shërbim. Të dhënat i bëri publike sot Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas këtyre statistikave rezulton se gratë janë më të kujdesshme për kryerjen e kontrolleve mjekësore, krahasuar me burrat. Tendenca e kryerjes së kontrollit nga gratë ndër vite është mbi 60%. Sipas statistikave të dala nga Kontrolli Mjekësor Bazë, çrregullimet kryesore të konstatuara janë: anemitë: 38% e grave në zonat rurale, 39% në zonat urbane; kolesteroli: 33% në zonat rurale, 34% në zonat urbane; pre-diabet dhe diabet: 22% në zonat rurale, 30% në zonat urbane. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ripërsëriti sot thirrjen ndaj qytetarëve që të bëjnë kontrollin e shëndetit pa pagesë, pasi parandalimi është më mirë se kurimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?