Që të mos themi sot dhe nesër “Ah, bibliotekat!”

 

Nga Namik Selmani

Zakonisht për shkrime ku duam të trajtojnë probleme të mprehta sociale që lidhen dhe me kulturën e një kombi në tërësi është bërë një traditë gazetareske që nisin me citate të marra nga urtësia botërore a nga filozofë të ndryshëm. Jo, nuk po bie në një grackë të tillë. Vetëm se më vjen në mendje një mik nga Kosova që në vitin 1999. Serbët i kishin djegur shtëpinë. Ishte nga Drenasi. Gati sa s’përlotej burri i Kosovës që dhe shkruante poezi se në rrënojat e saj i kishin djegur sa e sa libra të shkruara të prindërve dhe disa të tijat në dorëshkrim që një ditë do të gjenin dritën e botimit. “E bëra kullën bre vëlla, shumë më të mirë se e kisha në fillim para lufte, po ku t’i gjej foto e librat ato fletë që kisha shkruar? Ku?” Një dramë të tillë shoqërore e shohim dhe tek secili prej nesh kur na dëmtohet kujtesa e brezave, fotot, librat pa folur për nostalgjinë e një abetareje të shkronjave të para që nuk e kemi dot t’ua tregojmë nipërve dhe mbesave. Më tej bota rrëfen se një nga fatkeqësitë më të mëdha që i kanë ndodhur asaj që ku lind e perëndon, shumë më e madhe se tërmetet, se vullkanet, se cunamet ka qenë dhe mbetet djegia e bibliotekës së Aleksandrisë. Në një ndërrim rendesh politikë duket se dhe bibliotekat kanë patur metamorfozën e vet. So shumë positive. Liria e të shprehurit do të ishte një ogur i mirë. Bëri që të lulëzonte libri githkund që nga fletët e letrës deri te ata elektronikë, për të cilët aq shumë po flitet sot në botë dhe në ekranet tona televizivë. Aq sa dhe “u shtri” në rrugë, mes plehrave, nën këmbët e kalimtarëve. ( Oh, ç’ironi!) Nuk dua që ta shpërndaj temat në librin në përgjithësi, për të cilin edhe është folur shumë ani pse ende nuk kemi një kthesë në tërësinë e problemeve që dalin. Mbase duhet nisur kjo punë dhe nga bibliotekat. Në një qytet si Tirana, për fat të keq, në fushatën e fundit të zgjedhjeve lokale nuk u bë një takim elektoral (u bë në sera domatesh, në stalla, në rrugë, në shkolla) në një bibliotekë ku të tërhiqej vemendja për gjendjen e tyre jo të mirë, për atë që pritet për to në organizimin e punës, në administrimin e librit, në atë masivizim që e ka dashur dhe do ta kërkojë koha që vjen nesër.

Duke u informar nga disa punonjëse të bibliotekave të lagjeve, mësuam se me ndryshimin e pushtetit lokal në një organizimin të ri ende nuk është saktësuar varësia administrative e tyre që do të ndikojë më tej drejpëdrejt dhe në anën finaciare, në furnizimin e tyrë me libra, me gazeta etj Madje në vitet e fundit janë bërë shumë eksperimentime në lidhje me to duke u dërguar varësinë sa në një institucion epror në tjetrin nga Bashkia Qendër, nga Njësitë Bashkiake, nga Biblioteka Kombëtare etj. Le ta themi pak më qartë, duke parë gjendjen e bibliotekave të lagjeve, sipas vetë punonjëseve ( për rastësi apo për ndonjë arsye tjetër mungojnë burrat në shërbime të tilla bibliotekare në lagje!!!!) nuk ka një strategji konkrete me afate të mesme apo dhe të gjata. Fakti që prej vitesh furnizmi i tyre me libra të rinj, të paktën me nga një kopje, e bën trishtues hyrjen në to. Në statistikat zyrtare në Tiranë janë 9 biblioteka publike që janë pak për një qytet që po shkon deri në kufinjtë e një milion banorësh. (vetëm Mali i Zi e ka popullsinë gati sa Tirana) Lëvizja e madhe demografike dhe vetë statusi i tyre kërkon një vemendje të veçantë. E nuk është këtu thjeshtë për të justifikuar rrogën e disa zyrtarëve që në dimër kanë ngrohtë aty dhe në verë kanë fresk në raport me qytetarët e tjerë.

Ta nisim që nga pamja vizive. Bibliotekat nuk kanë një afishe njohëse pa folur për dekorin e tyre urban. Duhet të pyesësh shumë kalimtarë që të dish se ku është ajo. Një paraqitje estetike është shumë e mirëseardhur për ata që duan të shfrytëzojnë bibliotekat. Kjo e ka bërë pak të lënë pas krahëve që në kontaktin e parë. Do ta vazhdonim për orarin. Dy ditë në javë këto bibliteka kanë pushim. Nuk ëshë e pranueshme për asnjë arsye që një biblitekë që në ditët e pushimit të shkollave apo dhe punonjësve t’i vihet kyçi një institucioni të tilë kaq të rëndsishëm për të sotmen e të ardhmen e një brezi. Aq më tepër që Biblioteka Kombëtare rri e hapur. Pse dy standarte??? Në mjediset shkollore e në ato mediatike dhe sociale thuhet me dhe pa të drejtë që ka humbur interesi ndaj librit. Po në Njësinë 7 na thanë se anjë herë e në asnjë rast nuk kanë trokitur në mënyrë të organizuar nxënës të shkollave të mesme, pa folur për studentë që të vizitojnë bibliotekat e lagjeve, të bëjnë aty një orë mësimi, të prekin me duar librin, më saktë dhe ta përkëdhelin në mënyrë emocionale, pse jo dh të bëjnë vullnetarisht ose në mënyrë të programuar dhe një Spital Libri që quhet meremetimi i librave të vjetër të dëmtuar gjatë përdorimit. Të bëhet një konkurs letrar i nivelit më të ulët. Një gjë të tillë për vetë kushtet e mjedisit nuk mund ta bëjë Biblioteka Kombëtare që shumë shumë mund të bëjë një rikualifikim të punonjëseve të tyre, por jo të mbajë aktivitete kaq profesioniste dhe të dobishme për librin. As nuk flitet që në mjediset e tyre herë pas here të bëhën dhe takime me shkrimtarë të kryeqytetit apo dhe të ftuar nga rrethe dhe nga Kosova, Maqedonia.

Nëse i kërkon një plan të tillë pune një institucioni si biblioteka as mos kërko që në këto plane (nëse ka) të rreshtohen aktivitete të tilla aq më shumë të zbatohen ato. Nëse për një kafe, për një institucion shtetëror apo për një biznes privat bashkëkohor tashmë është bërë etike dhe detyrim që të kenë unfiformën e secilit pjesëtar të saj, këtu nuk e gjen. Këtë nuk e sheh në bibliotekat e lagjeve madje dhe në atë Kombëtare. Ku më shumë se në këtë institucion kulture mund të shohësh një etikë të tillë se sa në bibliotekat e lagjeve apo dhe në atë Kombëtare.

Shumë titullarë të Minitrisë së Kulturës apo të atyre të bashkisë, u ka rënë rasti që të shohin një shërbim bibliotekar në një nga vendet e Evropës apo dhe të Amerikës dhe nuk do ta kenë të vështirë që të gjejnë modele për të nesërmen e bibliotekave të lagjeve e më gjërë. Nuk është rasti këtu që të bëhemni nostalgjikë për kohën kur libri kishte shkuar dhe në kooperativën më të largët po këtru mund të pyesim : “A janë të tepërta ( për të mos thënë të domosdoshme ) dhe bibliotekat në shkallë bashkishë të reja. Kemi bërë pedonalet, kemi bërë qendrat e tyre me mermer me lule, me pemë po libra, libra a kaaa në to? A lexohet? Në një analizë të tillë qoftë dhe të shkurtër pa dyshim me nota trishtuese, pse jo dhe revoltuese, dikush do të më vërë para FONDET. Po, dhe fondet duhen. Pa rënë në elementët populistë, do ta lidhja këtë gjë me një ndyshim që iu bë këto ditë çerdheve të kryeqytetit duke patur ndihmën e disa bizneseve për të ndryshuar faqen e çerdheve. Mirë e kanë bërë dhe i lumtë! Le ta bëjnë dhe ata që banojnë në qytetet e tjera të Shqipërisë se jo më pak probleme ka dhe në çerdhet e Pukës, të Hasit, të Skraparit e të Leskovikut e më gjërë. A nuk mund të gjenden si fillim disa rrugë e mundësi që të tërhiqet kjo ndihmë dhe për bibliotekat e lagjeve, të shkollave? Fare mirë me një organizmin më të mirë të Drejtorive Arsimore, të bashkive mund të bëhet dhe një lloj shfryrje të numrit të madh në rritje të lexuesve në Bibliotekën Kombëtare, po shumë të rinj në mjaft raste nuk e dinë se ka biblioteka të lagjeve. Me këtë rast më duhet që të ngrej dhe një problem shumë të mprehtë që lidhet me VULLNETARIZMIN. Përvoja botërore padyshim dhe ajo shqiptare njeh shumë raste të një dhurimi masiv të librave deri në masën e një biblioteke të një personaliteti për një bibliotekë Kombëtare apo dhe të një niveli më të ulët. Kjo gjë nuk menaxhohet mirë. Së pari, nuk ka njoftim, nxitje, nuk ka ftesë publike për ta bërë një gjë të tillë. Dhe nëse bëhet, nuk ka asnjë herë një lloj stimuli, të paktën një lloj dokumentimi, një lloj falenderimi publik. Librat lihen aty pa asnjë dokument regjistrues. Po a a ka vend ku t;i vëmë dhe a mund të përballohet

një lloj fluksi vullnetarësh të dorëzimit falas të librit që mund të shfaqen në një kohë të caktuar?

As që mund të mendohet që të shohësh një apo dy kompjutera në sallën e leximit të një biblioteke që nuk është ndonjë investim i madh dhe që duhet shoqëruar dhe me internetin përkatës. Në Njësinë 7 edhe kompjuteri që ishte në dispzicion të punonjësve të shërbimit, ishte prishur para disa muajsh dhe ende nuk kishte ardhur nga rregulimi!!!!! Në të janë listat e lexuesve dhe për një pasaktësi duhet të shfletosh me qindra kartela lexuesësh. Me këtë rast më vjen në mendje një lajmërim tragjik do të thoja unë, të një kohe më parë nga drejtoria e Bibliotekës së Korçës. Në pamundësi të sigurimit të një vendi, sipas tyre, ku të vinin librat kishin shpallur një ankand, një tender se kush do të merrte me lekë këto kilogram librat të bibliotekës. Nuk e dimë se si përfundoi ankandi i tyre. Nëse do të kishte shkuar një drejtor shkolle ose një dekan fakulteti, do ia bënim halall lodhjes dhe letrës që ata kishin harxhuar për këtë tender të çuditshëm. Po lajmi është më shumë se komik. Më shumë se tragjik!!!!! Është e natyrshme që në bibliotekat e shkollave e të lagjeve nuk mund të futësh të gjithë burimet librore që ka sot tregu kaq i përhapur i librit deri në një mani libromanie me botimet e shumta që bëhen.

Po ende në raftet e Bibliotekave tona nuk kemi botimet më të mira që bëhen në Prishtinë, Pejë Gjakovë, Tetovë, Shkup, Ulqin dhe që më tej bëhen dhe pasuri e kulturës së kombit. Duket se për librin në këtë rast është ngritur e pa dashje si komb MURI I BËRLINT. Ai ende është i lartë dhe i parrëzuar. Shihni se sa u bë mediatike problem i patateve të Prishtinës së Kosovës përballë atyre të Kuksit dhe të Korçës. Pse nuk bëhet dhe për librin një gjë e tillë? Pa le për të sajuar shumë natyrshëm një ditë dhe një protestë të palëve të interesuara!!!! Të shohim bibliotekat me një sy dashamirës pasionant, profesional dhe sa më presektiv. Që të mos themi nesër të na digjet brenda vetes një “Aleksandri” e dytë, ajo e indiferentizmit për këtë thesar që na ka dhënë njerëzimi dhe të parët tanë.

SHKARKO APP