Qëndrimi në internet në pandemi, ka rritur rreziqet për probleme mendore te fëmijët
Prindërit po shqetësohen gjithnjë e më shumë nga koha që fëmijët e tyre po kalojnë në internet.
Covid-19 ka zhvendosur mësimin online dhe ka kufizuar aktivitetet e fëmijëve, duke bërë që ata të kalojnë më shumë kohë në rrjetet sociale, sipas një raporti nga Save the Children.
Si rezultat, bullizmi, lakuriqësia, qasje e lehtë te lajmet e rreme dhe varësia nga lojërat janë disa nga rreziqet që adoleshentët po ekspozohen. Gabriela Alexandrescu, presidente ekzekutive e Save the Children në Rumani, tha se vitin e kaluar ka pasur 1,160 kërkesa për këshillime për probleme që lidhen me internetin.
Nga 1,500 incidente të raportuara në Save The Children, më shumë se 1,000 kishin të bënin me abuzim seksual të fëmijëve.
Psikologët janë të alarmuar dhe thonë se raste të tilla ekstreme janë rritur që kur filloi pandemia e COVID-19 pasi fëmijët janë më aktivë online dhe qëndrojnë para ekranit të kompjuterit më gjatë. Shëndeti mendor dhe mirëqenia emotive kanë pësuar dëme.
Dhe kur nuk ka pasur raste të një abuzimi, prindërit shprehen se sjellja e fëmijëve të tyre ka ndryshuar. Për shkak dhe të mësimit online ka pasur vështirësi përqendrimi, shqetësime në gjumë dhe në të ngrënë.
Për më tepër, ata besojnë se është burim i shëndetit mendor dhe problemeve të mirëqenies emocionale tek të rinjtë. Ndërsa fëmijët që vuajnë nga ankthi janë më të lumtur që mësimi po zhvillohet online pasi për ta kjo do të thotë më pak kontakt shoqëror.
Sipas një studimi, 63% e studentëve, mësuesve dhe prindërve mendojnë se siguria online e fëmijëve është një çështje jetike që ende duhet të adresohet nga autoritetet.
Psikologët gjithashtu paralajmërojnë se ngacmimi në internet mund të shkaktojë ankth, frikë, depresion dhe madje edhe çrregullim të stresit post traumatik tek fëmijët dhe adoleshentët./abcnews.al