Qëndruan vetëm në një dhomë, çifti i pamartuar dënohet mizorisht

Një çift i pamartuar është akuzuar për imoralitet dhe ju është derdhur në kokë kova me ujëra të zeza. I riu dhe e dashura e tij u akuzuan se qëndruan vetëm në një dhomë, pavarësisht se nuk ishin të martuar, diçka që është e ndaluar nga ligji i Sheriatit. Ata u zvarritën në një rrugë në fshatin Kayee Lee në Aceh, në ishullin e Sumatrës dhe u vendosën përpara një kanali të ujërave të zeza. Më pas bashkëfshatarët e tyre mbushën kovat me ujëra të zeza dhe ia derdhën në kokë. Në videon poshtëruese shihet djali që qëndron me kokën poshtë, ndërsa i hidhen ujëra të zeza në kokë dhe ngjitur me të është vajza e re me një shami e cila i nënshtrohet të njëjtit poshtërim. “Ky do të jetë një mësim për ju”, dëgjohet duke u thënë në video. Sipas “Daily Mail”, policia mbërriti në vendngjarje minuta më vonë dhe e dërgoi çiftin në stacionin e policisë, ku edhe u pastruan. Shefi i policisë së Ingin Jaya, Nazarul Fitra tha për gazetarët vendas se 18 vjeçarja kishte shkuar në shtëpinë e të dashurit të saj, që ishte vetëm në shtëpi. Fqinjët supozuan se ata po kryenin marrëdhënie seksuale dhe i nxorrën jashtë shtëpisë për t’i dhënë dënimin. Policia do të bëjë hetime për të vërtetuar, nëse çifti ka kryer marrëdhënie seksuale, gjë që dënohet me 100 rrahje me kamzhik, një gjobë prej 150 gr ar, ose 15 muaj burg. Por njerëzve që poshtëruan çiftin nuk ju ndodhi asgjë. Policia nuk i kritikoi këta njerëz edhe pse hynë në një shtëpi private në mënyrë të paligjshme dhe poshtëruan çiftin në publik.

YouTube player

SHKARKO APP