Qeni që u dërgua gabimisht nga SHBA në Japoni rikthehet tek të zotët

Familja Swindle u bashkua me qenin e tyre të dashur të enjten në Wichita, dy ditë pasi United Airlines dërgoi gabimisht qenin 10-vjeçar gabimisht ne Japoni.

“Ai menjëherë u hodh dhe po qante,”  tha Kara Swindle për CNN.  “Kur ai është shumë i emocionuar, ai qan.”

“Ne ndjehemi shumë mirë që më në fund u bashkuam  përsëri,” shtoi ajo.

Familja Swindle po udhëtonte nga Oregoni në Kansas këtë javë. Ata dërguan  Irgo-n në një fluturim mallrash për në Kansas City po qeni gabimisht u dërgua në Japoni. Në vend të tij ata gjetën një qen tjetër i cili duhet të ishte në Japoni.

“Ishin lot të menjëhershëm”, tha Swindle për Chris Cuomo të CNN të premten. “Nuk e dija çfarë të mendoja. Isha aq i shqetësuar se ku ishte qeni im”.

United, th Swindle, ishin të gatshëm për të dërguar Irgo-n përsëri në Shtetet e Bashkuara si ngarkesë, por ajo dhe burri i saj nuk pranuan.

” Absolutisht jo, duhet ta sillni sipas mënyrës sonë.  Irgo duhet të fluturojë në kabinë, dhe sinqerisht nuk na intereson se si ndodh, ju vetëm duhet ta bëni atë “, u tha Swindle agjencisë së fluturimeve.

Të enjten, Irgo u fluturua nga Narita, Japoni, në Wichita në një avion të kompanisë United.

Linja ajrore kërkoi falje dhe tha se do të organizonte kthimin e kafshës shtëpiake tek pronarët sa më shpejt të jetë e mundur.

Qeni tjetër që u dërgua gabimisht në Kansas ësht në rrugën e tij për t’u kthyer në Japoni të enjten, tha kompania ajrore.

SHKARKO APP