Qeni vendos rekord botëror, shitet në ankand për çmimin marramendës
Një qen i racës Kelpie ka thyer rekord pasi është shitur për një çmim marramendës në një ankand në Victoria, Australi. David dhe Sarah Lee shitën Eulooka Hoover për 35.200 dollarë në Ankandin Vjetor të Qenve të Shoqatës së Punës Casterton Kelpie.
Kjo shifër thyen rekordin e mëparshëm prej 22.200 dollarë dhe gjithashtu tejkalon rekordin kombëtar prej 25.000 $ të vendosur në Jerilderie në 2019. Trajneri i qenit u shpreh për mediat se Eulooka Hoover është një qen tepër i zgjuar dhe se vepron në mënyrë instiktive me kafshët që ruan.
Karen Stephens, presidentja e Shoqatës Casterton Kelpie në Victoria, tha se ajo nuk priste që qeni të merrte një çmim kaq të lartë duke qenë se ankandi u zhvendos në internet në minutën e fundit për shkak të Covid-19. “Kishim 51 qen, e dinim që ishin të mirë, por sigurisht nuk prisnim që të thyenin një rekord të ri botëror.“, tha ajo.
/abcnews.al