Qentë që shpëtojnë jetë, ja sinjalet që dhanë për të mbijetuarit
Forcat rumune të emergjencave që drejtuan operacionin, bëjnë verifikimin e fundit. Pranë rrënojave, qeni Billi i racës Labrador i specializuar për lokalizimin e trupave njerëzorë bën kontrollet e nevojshme për ti hapur rrugë zhvendosjes së inerteve me fadroma.
“Në dërgojmë qentë sepse mes hapësirave të godinës mund t’u japin qenve sinjale. Këta qen këto ditë kanë dhënë disa sinjale të vlefshme që kanë drejtuar skuadrat e shpëtimit drejt e te viktimat. Fatkeqësisht kemi rekuperuar 3 individë të vdekur dhe qentë kanë qenë të rëndësishëm të na drejtojnë në kërkime”, tregon vullnetari rumun
Vullnetari rumun, jep një mesazh force për shqiptarët. Ndoshta, pa e ditur se nën ato rrënoja ku ai dhe kolegët e tij shërbyen me përkushtim, u shuan dy familje.
“Qëndroni të sigurt, përgatituni për situata të tilla, dhe është më mirë të parandalosh se të luftosh”, sensibilizon vullnetari rumun.
“Forcë dhe kurajë, jam i sigurt që populli shqiptar ka rezistuar ndaj shumë problemeve dhe përherë shkon përpara dhe do ia dalë edhe këtë herë”, thotë Lorenzo Milla, TV publik spanjoll.
/Top Channel