Qershori përvëlues, sot temperatura rekord

Jemi në muajin qershor, e vera sapo ka nisur, por temperaturat sot në Shqipëri do shënojnë vlerën 39 gradë celsius.

Temperaturat minimale do jenë 15 gradë celsius, të cilan shënohet në zonat malore të vendit, ndërsa ato maksimale do arrijnë në 39 gradë celsius në zonat e ulëta.

Panorama e motit në vend për ditën e sotme:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bregdet: 20 / 35 °C
Në vendet e ulëta: 18 / 39 °C
Në vendet malore: 15 / 31 °C

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë.

Ndërkohë, moti do vijojë i qëndrueshëm me mot të kthjellët edhe në fundjavë, megjithëse temperaturat do shënojnë një rënie të lehtë deri në 35 gradë celsius.

Mjekët paralajmërojnë që të bëni kujdes nga ekspozimi në diell, sidomos për moshat e treta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?