Qeveria bëhet gati për sezonin turistik: Hapen hotelet, kampingjet dhe lejohen akomodimet për pushime

Pavarësisht kufizimeve në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, qeveria shqiptare bëhet gati për sezoni turistik. Nga e hëna do të hapen hotelet dhe strukturat e ngjashme, si dhe do të lejohen hapësirat për kampingje, për çadra dhe rulota argëtimi.

Gjithashtu në listën e plotë të aktiviteteve të publikuar në e-Albania bëhet e ditur se do të lejohen edhe akomodimet për pushime apo akomodime të tjera kolektive.

Pak ditë më parë edhe Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, në një intervistë për Ora News paralajmëroi se në qershor do të startojë sezoni turistik, por pa bërë me dije detajet se si do të zhvillohet.

Gjithashtu në fillim të javës së ardhshme dyqanet e kozmetikës do të jenë të aksesueshme për qytetarët si dhe do të lejohet tregtia me shumicë e luleve dhe e bimëve.

Fastfood-et dhe byrektoret do të lejohen të hapen por vetëm me shërbim take aëay ose delivery, duke përjashtuar mundësinë e qëndrimit në ambjentet ku merret ky shërbim.

Ndërkohë që do të vijojnë aktivitetin industria e prodhimit si dhe transporti i mallrave.

Ndërsa kufizimet për lëvizjen e qytetarëve nga ora 05:00-17:30 vijon të qëndrojë në fuqi deri në një urdhër të dytë.

Lista e aktiviteteve të hap… by oranews web on Scribd

SHKARKO APP