Qindra besimtarë në peligrinazhin e përvitshëm në Malin e Tomorrit

Qindra besimtarë marrin pjesë në pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, ku dhe sot u zhvillua ceremonia e festës së Abaz Aliut.
Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore, Baba Mondi uroi të gjithë besimtarët për më shumë begati në jetët e tyre. Kryegjyshata shprehu dhe mirënjohjen ndaj kryetarit të bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu për infrastrukturën e zonës.
Z. Spahiu tha se duhet bërë më shumë për këtë vend të shenjtë, duke u shprehur se zëri i bashkisë dhe kryegjyshatës të jetë i fuqishëm pranë qeverisë, për të mundësuar asfaltimin e dy akseve që të çojnë në pelegrinazhin e Malit të Tomorrit.
Pelegrinazhi zhvillohet pesë ditë nga data 20 deri më 25 gusht. Kurbani është rriti kryesor i kësaj feste. Pas faljes në varrin e Abaz Aliut i vendosur në majën e Çukës, besimtarët ndezin qirinj dhe bëjnë kurban një kafshë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?