Qytetarët e Durrësit nuk e meritojnë këtë

Nga Kontjana Kuçi-

Qytetarët e Durrësit u zgjuan sot me qytetin të mbytur në ujë, si një dëshmi e radhës për shkatërrimin që Rilindja i ka bërë Durrësit.
Shikoni se si uji ka përpirë të gjitha bizneset, ka bllokuar të gjitha rrugët duke e bërë të pamundur kalimin, dhe nga raportimet që ne kemi, prej bllokimit të kanalizimeve ujore edhe shumë shtëpi janë përmbytur.
Durrësi është sot qyteti më i prekur dhe më i shkatërruar, jo nga tërmetet dhe natyra, por nga dora dashakeqe e Rilindjes që ka ndërtuar beton për interesa personale në dëm të jetës së qytetit dhe gjithë banorëve.
Tërmetet që rrëzuan në tokë gjysmën e qytetit, duke marrë jetë njerëzish dhe duke lëë në mes të katër rrugëve mijëra durrsak, treguan se ndërtimet në këtë qytet ishin kryer pa kriter dhe pa standarde.
Këto përmbytje dhe kthimi i Durrësit në kantier ndërtimi që na ka bërë të jetojmë mes pluhurit, tregon se sa të lënë pas dore janë qytetarët durrsak.
Nuk duhet lejuar që Durrësi të marri fund. Durrësi jonë është qytet bregdetar ku mund të jetojnë, punojnë dhe të pasurohen të gjithë jo vetëm ata që mbajnë timonin.
Solidarizohemi me të gjithë qytetarët e Durrësit që sot por përballen me përmbytjet, dje me tërmetet dhe përditë me ekonominë e rrënuar. Më 25 Prill do bëhemi të gjithë bashkë për një Durrës tjetër.

https://www.facebook.com/kontjana.kuci/posts/10213697143501882

SHKARKO APP