Qytetari ankohet tek Rama: S’më lë policia të ujis lulet
Edhe këtë të premte, kryeministri Edi Rama ka realizuar telefonata live me qytetarët, për problemet që ata kanë në këto kohë të pandemisë për shkak të koronavirusit. Teksa ka lexuar edhe disa probleme që janë zgjidhur, Rama ka treguar se një qytetar i ka shkruar për një kërkesë jo shumë të zakonshme. Problemi i qytetarit sipas Ramës, ishin lulet tek lokali që kishte, ndërsa thotë se policia nuk e lejon që të vadisë lulet. “Ka dhe denoncime të tilla si “kam një bar kafe dhe policie nuk më lejon të hyjë brenda për të ujitur lulet”. Sigurisht që lulet duhen ujitur dhe ato të shkretat, por dhe nga ana juaj tregoni pak mirëkuptim në këtë situatë ku ndodhemi, se nuk është situatë e lehtë”.