Qyteti ku Viti i Ri festohet tre herë

Nata e ndërrimit të viteve konsiderohet nga shumë njerëz si festa më e rëndësishme e vitit. Por një qytet i vogël australian ka tre herë arsye për të festuar.

Cameron Corner, që shtrihet në kufijtë e Queensland, New South Wales dhe Australisë së Jugut, feston tre herë Vitin e Ri. Për shkak të pozitës unike, qyteti ndodhet mes tri zonave kohore të tre shteteve, që janë secila 30 minuta njëra pas tjetrës.

Kjo do të thotë se banorët në çdo prag Viti të Ri, shkojnë në tre kënde të ndryshme dhe për çdo gjysmë ore numërojnë së prapthi për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qyteti ka vetëm dy banorë të përhershëm por në fund të vitit turma të mëdha njerëzish mbildhen për të festuar aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?