Qyteti më i fuqishëm në botë, i mbipopulluar nga shqiptarët

Indeksi i ”The Universe of City”, për vitin 2017, ka renditur 7 qytetet që e meritojnë statusin e të quajturit të fuqishëm në botë. Ato konsiderohen si vende inovative, të bukura. Tërheqin vëmendjen e njerëzve, bizneseve dhe investimeve miliona dollarëshe.

Këto janë vetëm disa nga shumë arsyet pse Londra (shtëpia e shumë shqiptarëve) New York-u, Parisi, Singapori, Tokio, Hong-Kongu dhe Seuli shpallen 7 vendet më të mira në botë, bazuar në indeksin e ‘The Universe of City’ për vitin 2017.

Londra dhe New York-u mbizotërojnë në listë. Dyshja vazhdon të udhëheqë sa i përket prezencës së korportave, talenteve, famës dhe bukurisë së kryeqytetit dhe influencës nga agjencitë e ndryshme të reklamimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë e bën një qytet të konsiderohet Big City? Sipas analizës së JL’së është investimi nga korporatat më me ndikim në botë, siç janë ato të teknologjisë, në fushat e mjekësisë, industritë e mëdha që merren me kërkime, me zbulimin e shkencëtarëve dhe të rinj etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetet e mëdha kanë nevojë për njerëz punëtorë me aftësi në fusha të ndryshme. Ka nevojë për diversitet dhe dashuri për vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?