Raca e poetëve po zhduket
Hoteli ku bujtën poetet, një ngrehinë përkarshi detit në Ujë të Ftohtë. Deti-pasqyra ku tejqyrët fytyra: mërmërima dimërore. Valët këtë natë hepohen. Lëkundje sizmike. Llaftari dimërore. Copëra, rrëzimi. Dhimbje, lotësh. Harrimi. Poetët të menduar nëpër karrige. Bustet-Trëndafila të drurëve të harruar. Jemi në ditën e fundit të takimit poetik. Poetët. Të bëhen një shpirt,një trup e të jenë të pajtuar? Kurrsesi. Dje u grindën me Nasen. Kanë mugulluar kohët. Nëpër akullime. Sythe-buavitur. Trajta habitore thellësisht të habitur. Eh Nase mik im!Nasja vë duart në zjarr. -Aliu, thotë është liriku më i zëshëm. -Jo them unë. Lasgushi është. Poetët ndizen dhe mërmërisin vargimin e lirikut Ali.
Myrteza M.: Kur Aliu në udhë, gratë dhe vashat thërrisnin prapa qelqeve të penxhereve: Hej shikoni po del Ali Asllani…Zhurmë poetësh, elipse fjalësh. Sërish lirikat e Aliut.
Një bust dhe emri i poetit dhe pushtetarit Ali Asllani u vendos në një shkollë të mesme në një qytezë të vogël të Labërisë buzë lumit Shushicë. Ali Asllani qëndron 10 km larg vendlindjes së tij, fshatit Vajzë ku lindi i ati. Gjithmonë përpara Bashkisë, ai kishte urdhëruar që të punonte një lustraxhi, kurse brenda në korridor, të vendosej një gardërobë me disa xhaketa e bluza. Dhe kushdo që do të shkonte për ta takuar Kryetarin e Bashkisë, duhet ti fshinte këpucët dhe ti lyente me bojë, aq sa ato mbanin. N.q.s qytetari nuk kish mundësi të paguante llustraxhinë, atë e paguante Bashkia nga fondi i saj, dhe pastaj sipas kohës dhe nevojës vishte dhe një xhaketë, e shkonte për të takuar Kryetarin, Ali Efendinë. Dalë nga dalë, qytetarët filluan ta kuptojnë dhe në takim me të shkonin më të pastër dhe të veshur më mirë, sipas edhe mundësive që kishin. Ali Asllani i vendosi këto kushte, jo vetëm se ato ndikonin në rritjen e kulturës qytetare, që atëherë ishte shumë e nevojshme, por edhe për të ndërgjegjësuar qytetarët, se në ato zyra të shtetit, që iu zgjidheshin problemet dhe hallet, që iu mbrohej prona dhe iu garantohej dhe jeta, të shkoje i rregullt, ti doje e respektoje ata nëpunës e pushtetar, sepse doje dhe respektoje shtetin tënd që ahere ndihej shumë nevoja e tij. Ishte ky qëndrim dhe ky preokupim i Ali Asllanit që institucionet në qytetin e Vlorës, të funksionin normalisht, e të ecnin në rrugë të mbarë, duke i zgjidhur më së miri,hallet e problemet që kishin në atë kohë,Vlora dhe qytetarët e saj. Prandaj ishin të shumtë e përditë jo vetëm banorët e qytetit të Vlorës, por edhe banorët të fshatarëve të rrethit,që përherë shkonin të takonin Ali Asllanin, Kryetarin e tyre. Kaq për poetin,lirik dhe pushtetarin e diplomatin Ali. Fryrje sythymesh. Shpërthim sizmik lulërish. Ngazëllim masiv. Ethe. Ehe plot zhaurimë. Lot,poezi.
Hoteli ku bujtën poetët në stinë dimri. Dimri ka zgjatimet e tij. Krahët, trupi, këmbët. Pushteti i ftohtësisë, që shtrihen në hapësirën gjithkund. Zbritur prej hapësirës,si rrathët,që shtohen në sipërfaqe uji. Frymëmarrja e ngadaltë e shtruar, e qetuar. Dimri. Në mos është,ka pjesë nga lugati. Ky zemërkeq me piskama uluritëse si lukuni ujqish të xhindosur, që hënën në mos vërtetë,copë-copë do ta bënin. E kërrusur nata. Shira tërbimi. Stërbimi. Dëborë, akullim, cingërimë. Dimri maskarallëk, por si sinonim i afrohet fjala fukarallëk. Ftohtë tej hapësira. Ne jemi shtruar rreth tryezës për vaktin e darkës. Pyesim krijuesit Sabiti, Ganiu, Haziri sa orë u duhet për tu kthyer në Mitrovicë? Rreth 6 orë shtonë Sabiti. Nga udha e kombit. Poetët e tjerë mblidhen rreth tryezës. Samiu është avokat- poet, Xhelal Tosku vetëm poet. Beatrice Ballici mësuese-poete, Iliri nga Elbasani piktor, një ese e tij lexohet këndshëm, bënë fjalë për tradita dhe folklorin lab. Bardhyli fabulist. Virgjili ka shkruar edhe vargje poetike. “Kryqtari i fundit” ia ka dedikuar Skënderbeut, është shitur në Kanada, SHBA, Europë. Në vitet viteve ’80, pra shekulli i kaluar lajmet tek i vetmi stacion që emetonte lajme i ndiqnin përmes zërit të këtij artisti të mrekullueshëm.
Nëse do të pyesje Xhelalin:Çfarë je. Përgjigja është e lexueshme. -Jam poet. Aty nga mesi i viteve ’80, një brez i ri poetësh u shfaqën nëpër faqet e periodikëve letrarë. Mes tyre tek Gazeta “ Zëri i rinisë” kujtoj edhe emrin e një poeti. Ai vinte nga qyteti i vogël kur këmbeheshin trenat për në destinacionet e jugut dhe në juglindje të vendit. Xhelal Tosku është poet i formuar. Ai do të jetojë vetëm me poezinë. I përkushtuar asaj magjie qiellore. Nga ajo strehë shkon e vjen përherë shpirti i tij. Si gurët e rrallë të smeraldit,që shkëlqejnë në errësirë,dritëza e poetit ndriçoi vende, që nën mjegull bënin jetën me shpirtin në errësirë. “Minierat e shpirti, prodhojnë diamante të rrallë”. Në perëndim, i quajnë të marrosur sigurisht pas fletëve, të hutuar gjithë kohës dhe të tjetër soji njerëzor. Një studiues kosovar thotë se ky: Parisi i madh ka fare pak dyqane libri, tregues poezia po zhduket vetëm në Shqipëri e Kosovë po lulëzon vrullshëm. Aq i fuqishëm është potenciali i tyre shpirtëror dhe pjellja e tyre shpirtërore, pra poezia e atij soji saqë shpesh quhet si produkt i frymës hyjnore. Në oborrin e krijuesve poezia është lulja erëmirë, lulja erëmirë nxori polenin e artë, por era i nxori shenjtoret nga kahu i lindjes në perëndim, herë me era jugore të bardha, herë me shtegtarë të hutuar, që në thelb përbënin shenjtorët e ndërlikuar,që si fundmi u thërrasin shkurt poetë.
Ditët poetike janë dëshmi e manifestimit poetik. Pas tri ditëve poetët bëjnë gati bagazhet. Nesër hoteli ku bujtën poetët buzë këtij deti jugor do të jetë boshë. Poetët largohen nesër. Nuk ka agjenci udhëtimi si dikur por gjithsecili në hesap të vet. Çfarë do të bëjë deti, paskëtaj sigurisht do të vajtonte kohën e shkuar. Ujërat dallgëzonin. Ikën poetët, kurrkush nuk i pa, si ikën. Pika e lotit mbeti mbi hapësirën pa skaj të këtij deti. Raca e Poetëve po rrallohen. Në vitet e fundit poetët, shkrimtarët e qytetit jugor Ferhat Çakërri, Anastas Bita, Fadil Zeqiri, Miliano Stefa shkuan definitivisht në qytetin e heshtur të varrezave publike. Në ftohtësinë e tokës së Babicës shkuan këtë fund vere në botën e parajsës, poetët Petrit Qejvani dhe Jonida Osmani. Rrallohen poetët, rrallohen shitoret e librave në botë. Mirëpo dihet, poezia është bijë e parë e bukurisë hyjnore,a do të na lërë vërtetë Zoti pa të?.
Nga Gëzim Llojdia