Radioterapi e specializuar në QSUT, vogëlushi Roegen del i shëruar nga një sëmundje e rëndë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot lajmin e mirë se vogëlushi Roegeni, pas rezonancës së kryer me pajisjet e teknologjisë së fundit në QSUT, rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme.

Njësia e Radioterapisë së Shërbimit Onkologjik të QSUT-së realizoi për herë të parë trajtimin cranio-spinal të vogëlushit. Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, të disponueshme në QSUT në konsultim me kolegët e Spitalit të Neurokirurgjisë dhe Onko-Pediatrisë dhe përfundoi me sukses.

Kryeministri vlerëson ekipin e mjekëve shqiptar të cilët punuan pa lodhje për shërimin e Roegnit. ”Ekipi mjekësor shqiptar i radioterapisë, neurokirurgjisë dhe onkopediatrisë realizuan për herë të parë në Shqipëri, trajtimin me radioterapi të specializuar të një pacienti në moshë pediatrike, nëpërmjet akseleratorit linear në Spitalin Onkologjik në QSUT”.

SHKARKO APP